Ndërlidhjet

Haraqija: Kthehemi me Rugovën dhe Mustafën


Astrit Haraqija

"I vetmi shans është që Ukë Rugova të jetë bartës i listës... Isa Mustafa të jetë një kryesues i Kryesisë teknike", thotë për Radion Evropa e Lirë Astrit Haraqija, njëri nga udhëheqësit e fraksionit të LDK-së, që mban emrin "Lista Ibrahim Rugova"



RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Haraqija, sot Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës po cakton agjendën e Kuvendit Zgjedhor. Çfarë po ndodh me Listën “Ibrahim Rugova”, në anën tjetër?

ASTRIT HARAQIJA
I vetmi shans për t’u llogaritur në gjithë këto matematika është që Lista “Dr. Ibrahim Rugova” nesër (e premte) ta bëjë regjistrimin; i vetmi shans është që Uka të jetë bartës i listës, e para, dhe e dyta flamuri i Dardanisë të jetë flamur presidencial dhe himn “Kur ka ra kushtrimi”, kushdo që të jetë kryetar, pa Fatmir Sejdiun.

RADIO EVROPA E LIRË
Është përfolur shumë roli i Isa Mustafës si unifikues i partisë, çfarë gjasash ka që të ndodhë një gjë e tillë kur të dielën kur LDK mban Kuvendin zgjedhor?
ASTRIT HARAQIJA
Unë kam kërkuar që të jetë Isa Mustafa, por jo të jetë kryetar i LDK-së, por të jetë një kryesues i Kryesisë teknike, për arsye se këto zgjedhje që janë mbajtur, janë mbajtur tmerrshëm, jashtëzakonisht keq dhe nuk kemi marrë pjesë në këto zgjedhje fare.

RADIO EVROPA E LIRË:
Edhe, do të braktisni LDK-në?

ASTRIT HARAQIJA
Ne jemi LDK, po në një LDK që i mban zgjedhjet me rregull, fer dhe në mënyrë demokratike, jo me një LDK të manipuluar. Ne mbetemi LDK.

RADIO EVROPA E LIRË
Tash, a do të kryesohet nga Ukë Rugova, apo nga Bujar Bukoshi Lista nesër kur ta paraqisni?

ASTRIT HARAQIJA

Jo. As që negociohet ajo punë, Ukë Rugova kryeson Listën.

Komentet (3)

Ky forum është mbyllur
XS
SM
MD
LG