Ndërlidhjet

Ulet niveli i ujit për 30 centimetra


Shkodër, 7 dhjetor 2010.
Shkodër, 7 dhjetor 2010.
Përmirësimi i motit ka ndikuar që niveli i ujit në zonat e përmbytura të Shkodrës, të shënojë ulje për 30 centimetra.

Megjithatë, situata në këtë rajon vazhdon të mbetet kritike, pasi ende nën ujë gjenden mbi 13 mijë hektarë tokë, ndërsa numri i shtëpive të vërshuara është afro 2700, raportojnë mediat në Tiranë.

Sipas Shtabit të Emergjencave Civile në Shkodër, më së tepërmi përmirësime ka në zonat që janë vërshuar nga derdhja e lumit Drin. Tërheqje e ujit është shënuar edhe në komunën Kuç, në fshatin Ashtë të komunës Bushat e të tjera.

Raportohet se qarkullimi i automjeteve tashmë bëhet jo vetëm në aksin kombëtar Shkodër – Tiranë, por edhe në drejtim të Velipojës. (f.b.)

Lexoni edhe këto:
Shkodër: Situata vazhdon të mbetet kritike
Mbi 14 mijë hektarë nën ujë
XS
SM
MD
LG