Ndërlidhjet

Arrestohet pronari i Televizionit A1


Fotografi nga mbyllja e Televizionit A1 në nëntor.
Fotografi nga mbyllja e Televizionit A1 në nëntor.
Pronari i Televizionit A1, Velija Ramkovski, drejtoresha e këtij mediumi Anita Koçishki, si dhe 13 persona të tjerë, drejtues të firmave që gjenden në objektin e njëjtë ku funksionon ky televizion, ndodhen në Gjykatën Penale në Shkup për të dhënë deklaratë para gjykatësit hetues pasi mbrëmë, pas arrestimit, pwr 12 orë të plota janë marrë në pyetje në stacionin policor.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike, arrestimet janë bërë shkak i dyshimeve të bazuara për aktivitete kriminale, larje parash dhe fshehje nga tatimi.

“Ministria e Brendshme ka punuar me shumë seriozitet për dokumentimin, si dhe verifikimin e fakteve që ndërlidhen me krime të rënda që kanë të bëjnë me kriminalitetin ekonomik, si dhe për aktivitete kriminale, larje parash dhe fshehje të tatimit në Pero Nakov, me ç’rast janë arrestuar disa persona”,
deklaroi zëdhënësi i dikasterit të policisë, Ivo Kotevski.

Por, drejtuesit e televizionit thanë se arrestimet ndërlidhen me politikën e këtij medium, i cili në vazhdimësi ka kritikuar punën e qeverisë duke publikuar afera nga më të ndryshmet për zyrtarët e saj.

Gjatë hyrjes në Gjykatën hetuese, drejtori i TV A1, akuzoi kryeministrin Nikolla Gruevski për presion ndaj medieve.

“Diktaturë - kjo është demokracia e Gruevskit”,
kështu tha me zë të lartë pronari i Televizionit A1, Velija Ramkovski, gjatë transferimit të tij në Gjykatën Penale, së bashku me 13 të arrestuarit tjerë.

Mësohet se gjatë bisedës informative, të gjithë të arrestuarit kanë shfrytëzuar të drejtën të mbrohen në heshtje.

Ndërkaq, Shoqata e Gazetarëve, përmes një deklarate me shkrim apeloi deri tek organet përgjegjëse për hetim të sigurojnë zbatimin e të gjitha ligjeve dhe të shtetit ligjor, duke theksuar se “në interes të gazetarisë, është që ky rast të zbardhet deri në fund”.

Nga kjo organizatë u bënë thirrje të gjitha institucioneve që të mos pengohet funksionimi i mediave “A1” dhe të përditshmeve “Vreme” e “Shpic”.

Nga ana tjetër, Mersel Billalli vlerëson se zhvillimet e fundit flasin për ngufatje të plotë të shoqërisë demokratike në vend.

“Është fjala për shtypjen e plotë të lirisë së shprehjes së mediave dhe realisht fatkeqësisht kjo bëhet në formën më jodemokratike dhe me mjete që asociojnë të kaluarën”
, theksoi Billalli.

Por, sipas Sllagana Tasevës, ish-drejtoreshë e Akademisë së Policisë, procedura ligjore nuk është respektuar, ndërkohë siç theksoi ajo, ky rast është shndërruar në spektakël medial.

“E gjithë situata në emër të sundimit të së drejtës është shndërruar në spektakël media. Për tërë ngjarjen, fillimisht janë informuar mediat dhe shumë më pas avokatët dhe organet gjegjëse; kjo aspak nuk ndihmon në zbardhjen e ngjarjes”
, u shpreh Taseva.
XS
SM
MD
LG