Menjëherë pas shugurimit të tij, peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe për Rashkë e Prizren, Teodosije, foli edhe për raportin e Dik Martit për Kosovën, duke i mallkuar të gjithë të apostrofuarit për trafik organesh. Shugurimi i Peshkopit Teodosije u bë në kishën “Shën Gjergji” në Prizren, ku morën pjesë dhe përfaqësues të tjerë të Kishës Ortodokse Serbe, përfaqësues të Qeverisë së Serbisë dhe ata të pranisë ndërkombëtare në Kosovë.
Në Kishën e “Shën Gjergjit” në Prizren u bë shugurimi i peshkopit të Kishës Ortodokse Serbe për Rashkë dhe Prizren, Teodosije.
Liturgjinë e shugurimit e mbajti patriarku serb, Irinej. Ai tha se serbët kanë përjetuar gjëra të tmerrshme dhe se atyre tash u mbetet që të luten që të kthehen në shtëpitë e veta.
“Çka na mbetet tash, motra dhe vëllezër?! Vetëm se t’i drejtohemi Zotit që të ndalen vuajtjet tona, shkatërrimi i trashëgimisë dhe të fillojmë një faqe të re të historisë sonë në Kosovë, para së gjithash që populli të kthehet pavarësisht se shtëpitë e tyre janë shkatërruar. Por, kjo nuk do të ishte hera e parë që do të ktheheshim në vendin tonë dhe ta rindërtonim atë”, tha patriarku Irinej.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ministrat në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq dhe Ivica Daçiq.
Zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë, Qeveria e Kosovës u kishte vënë një prej parakushteve që të përmbahen nga mesazhet politike që ata të mund të vinin në Prizren. Por, përderisa Daçiq dhe Bogdanoviq, kryesisht u përqendruan në qytetin e Prizrenit, të cilin e cilësuan të rëndësishëm për historinë e Serbisë, Peshkopi Teodosije u përkujdes për politikën.
Ai foli edhe për raportin e Dik Martit për Kosovën, duke i mallkuar të apostrofuarit në këtë raport për trafik organesh.
“Ata që kanë trafikuar organe të serbëve, kanë përfituar para të majme”, tha Teodosije.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk i komentuan deklaratat e tij. Ndërkaq, Policia njoftoi se ceremonia ka kaluar qetë dhe pa incidente. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se Policia i ka përcjellë eskortat që hynë në Kosovë gjatë gjithë kohës.
“Në kuadër të informacioneve që posedojmë, të gjitha ecuritë kanë kaluar në bazë të planit policor, sa i përket aspektit të ruajtjes së rendit dhe sigurisë, si dhe përcjelljes së eskortës që ka hyrë në Kosovë me lejen e Qeverisë. Pra, nuk është shënuar ndonjë incident”, njoftoi Kelani.
Për sigurinë u përkujdesën edhe ushtarët e forcës së KFOR-it dhe policia e EULEX-it. Kurse, në ceremoni mori pjesë edhe komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler.
Një ditë më parë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës patën konfirmuar se u kanë dhënë leje qëndrimi në Kosovë ministrave dhe zyrtarëve tjerë serbë, por me kusht që ata t’i përmbahen agjendës dhe të qëndrojnë në Prizren për ceremoninë fetare dhe të mos e shfrytëzojnë atë për deklarata e thirrje politike.
Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daciq, tha se Prizreni është qytet i lashtë dhe shumë i rëndësishëm për historinë e Serbisë. Ai, bashkë me ministrin e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviq, shëtitën nëpër qytet dhe u panë duke pirë ujë në shatërvan.
Pas 11 vjetësh, kjo ishte hera e parë që Kisha Ortodokse Serbe mban një liturgji të tillë në Prizren, pasi që paraprakisht ato i kishte zhvilluar në Graçanicë.