Ndërlidhjet

Autostrada: Zhvillimet politike nuk pengojnë punimet


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Punimet në autostradën Morinë - Merdar janë duke shkuar sipas planit të planifikuar dhe nuk ka pasur asnjë pengesë nga zhvillimet e fundit politike në vend, thonë zyrtarë të qeverisë në dorëheqje dhe përfaqësues të kompanisë “Bechtel & Enka”.

Pavarësisht zhvillimeve të fundit politike në vend, rënies së qeverisë dhe zgjedhjeve të 12 dhjetorit, punimet në autostradën Vërmicë - Merdar janë duke shkuar sipas planit të paraparë, thonë zyrtarë të qeverisë në dorëheqje dhe përfaqësues të kompanisë përgjegjëse për ndërtimin e kësaj autostrade.

Mevludin Krasniqi, këshilltar i lartë në Ministrinë e Transportit dhe Postë- Telekomit të Kosovës, thotë se në këtë segment nuk ka pasur asnjë ndikim situata politike.
Pavarësisht zhvillimeve politike në vend, projekti i autostradës Vërmicë – Prishtinë - Merdar, ka ecur sipas dinamikës së paraparë.


Pavarësisht zhvillimeve politike në vend, projekti i autostradës Vërmicë – Prishtinë - Merdar, ka ecur sipas dinamikës së paraparë. Është një punë jashtëzakonisht e mirë, një dinamikë e jashtëzakonshme që ka ndodhur”, thotë Krasniqi.

Edhe Ela Ruçi, zëdhënëse e kompanisë “Bechtel & Enka”, pohon se punimet në autostradë janë duke u realizuar sipas parashikimeve të kompanisë.

“Punët kanë vazhduar ashtu siç ishte planifikuar, institucionet kanë vazhduar të funksionojnë në partneritet me ne, gjithçka ka ecur normalisht në lidhje me autostradën. Kështu që, mund të them se nuk ka ndikuar (politika)”, pohon Ruçi.

Eksperti për çështje ekonomike, Bedri Selmani, thekson se zhvillimet e fundit politike në vend nuk është dashur që të kenë ndikim në këtë projekt.

Sipas Selmanit, edhe institucionet e reja që do të formohen nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, nuk do të kenë ndikim në këtë projekt nacional.

“Në këtë rast, asnjë politikë apo kushdo që do të vinte në pushtet, nuk do të kishte kurrfarë ndikimi në këto rrjedha, sepse këtu kemi të bëjmë me një kontratë ndërkombëtare, me një fillim të një pune që ka filluar”,
shprehet Selmani.

Ndryshe, aktualisht është duke u punuar në tri seksione apo 34 kilometra të autostradës, do të thotë prej Vërmicës deri në Suharekë, thotë zonja Ruçi.

Nëse vazhdohet të punohet me këtë intensitetit, ajo shprehet se këto tri seksione gjatë këtij viti do të jenë të shfrytëzueshme për qarkullim të qytetarëve.

“Ne, në fakt, sipas kontratës kishim parashikuar përfundimin e seksionit të parë dhe të dytë brenda vitit, por meqë projekti ka avancuar mjaft mirë, mund të them se brenda vitit planifikojmë që të hapen tri seksionet e para të autostradës”
, thekson Ruçi.
Nëse vazhdon në këtë ritëm gjithçka, do të jetë në rregull, gjithçka do të jetë në kohën e paraparë.

Në anën tjetër, Mevludin Krasniqi, thekson se nëse shkon gjithçka ashtu siç edhe ka filluar, ndërtimi i këtij projekti mjaft të rëndësishëm për Kosovën do të përfundojë brenda afatit të paraparë.

“Nëse vazhdon në këtë ritëm gjithçka, do të jetë në rregull, gjithçka do të jetë në kohën e paraparë”,
shton Krasniqi.

Ndërtimet në këtë autostradë kanë filluar në fund të muajit maj të vitit që lamë pas, ndërsa afati i paraparë për përfundimin e saj, është brenda 36 muajve, që nga dita e fillimit të punimeve.

Sidoqoftë, mjetet për realizimin e këtij projekti, që llogaritet të jenë 700 milionë euro, sipas autoriteteve kompetente do të sigurohen nga buxheti i Kosovës, donatorët dhe në rast nevoje edhe nga marrja e kredive.

Lexoni edhe këto:
A do të rritet kostoja e autostradës?
Ndërtimi i autostradës - 0.74 euro ora(!)
Shpresat te punësimi sezonal
XS
SM
MD
LG