Vrasjet politike në SHBA
1
Përpjekja për të vrarë Gabrielle Giffords ka tronditur dhe pikëlluar amerikanët. - Disa minuta pasi kongresistja 40-vjeçare zhvilloi bisedat e zakonshme me zgjedhësit në Takson të Arizonës, një person i armatosur e qëlloi në kokë. Giffords mbetet në gjendje kritike. Gjashtë persona humbën jetën, në mesin e të cilëve një vajzë nëntëvjeçare dhe një gjykatës federal. 22-vjeçari Jared Lee Loughner përballet me pesë akuza penale lidhur me këtë rast.
2
Kongresmeni Leo Ryan u vra 30 vjet më parë. - Ishte data 18 nëntor e vitit 1978 kur përfaqësuesi demokrat nga Kalifornia ishte në mes të udhëtimit në Guajana. Ai dhe stafi i tij po zhvillonin hetime për raportet se kulti amerikan, i quajtur Tempulli i Popullit, ishte rivendosur në këtë hapësirë dhe po i mbante njerëzit kundër vullnetit të tyre. Leo Rayan dhe përcjellësit e tij ishin sulmuar nga anëtarët e Tempullit të Popullit. Ai dhe katër persona të tjerë u vranë.
4
Një tjetër senator me ambicie presidenciale, Huey Long, u vra më 8 shtator, 1935. - Long, i cili ishte frymëzim i Robert Penn Warrensit në librin "All The King's Men", u qëllua në Luziana nga nipi i një kundërshtari politik. Ai ndërroi jetë dy ditë më vonë.
5
Më 22 nëntor të vitit 1963 vritet presidenti John F. Kennedy. - Kennedy u qëllua për vdekje në Dallas. Vrasja e tij kishte goditur rëndë amerikanët - njerëzit qanin nëpër rrugë, shkollat ishin mbyllur...