Ndërlidhjet

BSPK-ja kujdestare e premtimeve?


Foto nga arkivi (Protestë e punëtorëve më 1 Maj 2008 për të shprehur pakënaqësitë lidhur me kushtet e punës)
Foto nga arkivi (Protestë e punëtorëve më 1 Maj 2008 për të shprehur pakënaqësitë lidhur me kushtet e punës)
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, paralajmëron se nëse nuk rriten pagat, ashtu siç ka premtuar kryeministri në dorëheqje, kjo sindikatë do t’i përdorë mjetet sindikale, duke përfshirë këtu protestat dhe grevat. Edhe ekspertë për çështje ekonomike thonë se pavarësisht vështirësive financiare, premtimet duhet të përmbushen.


Nëse nuk rriten pagat për disa kategori që paguhen nga buxheti, ashtu siç ka premtuar kryeministri dhe qeveria në dorëheqje, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, do të veprojë karshi rregullave sindikale, thotë Haxhi Arifi, udhëheqës i kësaj sindikate.

Arifi e vlerëson lart vendimin e qeverisë në dorëheqje për rritje pagash, pasi sipas tij, nevoja për rritje të pagave ekziston, por këto premtime, thotë ai, duhet të realizohen.

“Hapat tjerë janë mjetet sindikale - e kemi një ligj, kemi statut, që për ne është kushtetutë... Por, ne i kemi edhe hapat tjera siç janë protestat, grevat. Por, unë besoj dhe dua të besoj...”.

“Gëzim për ne tashme është vendimi, por trefishi i gëzimit do të jetë nëse shohim se punëtorët do t’i marrin pagat me rritje në fund të muajit”
, thotë Arifi.

Sipas vendimit të qeverisë në dorëheqje, duke filluar nga 1 janari, sektori i arsimit parauniversitar, familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, do të marrin paga me ngritje prej 50 për qind.

Policia e Kosovës do të ketë rritje pagash për 40 për qind. Kurse, shërbyesit civilë, zyrtarët doganorë, shëndetësia, si dhe zjarrfikësit, d otë kenë ngritje për 30 për qind.

Haxhi Arifi thotë se BSPK-ja do të jetë, siç shprehet ai, kujdestar i këtyre premtimeve.
Gjithsesi, ne do të kujdestarojmë në këtë drejtim...

“Gjithsesi, ne do të kujdestarojmë në këtë drejtim, ju e dini se kush i siguron mjetet. BSPK- ja nuk është ajo që i siguron mjetet, por ne do të kujdestarojmë që ato të jenë të siguruara, sepse janë të premtuara dhe është marrë vendim qeveritar - qeveria duhet të kujdeset në këtë drejtim”
, thekson Arifi.

Edhe njohës të çështjeve ekonomike, pohojnë se vendimi i qeverisë së Kosovës për rritje të pagave mund të realizohet, por në këto rrethana do të pësojnë bizneset.

Megjithatë, Arian Zekaj, nga Oda Ekonomike Amerikane në Prishtinë, thotë se një hap i tillë është dashur të vendoset në rrethana dhe mënyra tjera.

“Mirëpo, në këto rrethana, edhe nëse nuk ka ngritje të tatimeve, gjithsesi besoj se do ketë një ngarkesë jashtëzakonisht të madhe fiskale për biznesin, edhe kjo bie në kundërshtim me përpjekjet e gjithëmbarshme të vetë kryeministrit dhe të qeverisë që të punojë për zhvillimin e sektorit privat”,
shprehet Zekaj.

Ndryshe, Ahmet Shala, ministër në dorëheqje i Ekonomisë dhe Financave, tashmë ka deklaruar se rritja e pagave, buxhetit të Kosovës, i cili ende nuk është miratuar, do t’i kushtojë 100 milionë euro.

Kjo shumë, sipas tij, mund të sigurohet nga kursimet në mallra dhe shërbime.
XS
SM
MD
LG