Ndërlidhjet

Shtatë të akuzuar për tragjedinë në Tisa


Lumi Tisa, ku humbën jetën 15 persona nga Kosova.
Lumi Tisa, ku humbën jetën 15 persona nga Kosova.

Në tetor të 2009-s, nga mbytja e një barke në lumin Tisa që dërgonte imigrantë të paligjshëm në Hungari humbën jetën 15 shtetas të Kosovës. Në mesin e viktimave kishte dhe gra e fëmijë.

Zyra e Prokurorisë ka akuzuar shtatë shqiptarë për vdekjen e 15 njerëzve, të cilët e humbën jetën gjatë përpjekjes për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Prokurori Besim Kelmendi, i cili heton krimin e organizuar dhe krimet e luftës, ka thënë se shtatë të akuzuarit kanë "rrezikuar jetën dhe sigurinë e imigrantëve", shumica prindër të rinj dhe fëmijët e tyre, transmetoi AP.

Kelmendi ka thënë se të shtatë personat akuzohen për përfshirje në krim të organizuar dhe trafikim të imigrantëve.

Vetëm tre njerëz i mbijetuan përmbytjes së barkës në lumin Tisa ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë në tetor 2009, teksa përpiqeshin të kalojnë në vendet e BE-së.

Gjykimi i të akuzuarve pritet të fillojë më 20 janar.
XS
SM
MD
LG