Me nismën e Prokurorisë së Shtetit, Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa i ka proceduar 133 lëndë, të cilat konsiderohet se kanë të bëjnë me abuzimin e votës së qytetarëve gjatë zgjedhjeve të fundit në Kosovë. Kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi, thotë se këto raste do të shqyrtohen si lëndë me prioritet dhe opinioni do të informohet për rezultatet më 1 shkurt.
Organet e hetuesisë në Kosovë po merren me 133 raste të dyshimeve për keqpërdorime dhe abuzime me votat e qytetarëve gjatë procesit të fundit zgjedhor.
Kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi, thotë se në Prokurorinë e Shtetit, fillimisht nuk ishte paraqitur asnjë kallëzim penal në lidhje me mashtrimet dhe keqpërdorimet gjatë votimeve.
Por, Prokuroria, nënvizon ai, i ka kërkuar më pas Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa që t’i procedojë Prokurorisë ankesat dhe dokumentacionin.
Tani e gjithë lënda, thotë Kabashi, u është proceduar organeve përkatëse, të cilat do të merren me këtë çështje.
“PZAP-ja, duke vepruar sipas kërkesës sonë, na i ka proceduar 133 ankesa që i janë paraqitur bashkë me dokumentacionin përcjellës. Ne, të gjitha këto lëndë, ua kemi dërguar prokurorive kompetente më 5 janar dhe kemi kërkuar që ato lëndë të zgjidhen me prioritet, si dhe kemi caktuar koordinatorin në kuadër të Prokurorisë së Shtetit që do ta mbikëqyrë kryerjen e këtyre çështjeve”, thotë Kabashi.
Lidhur me rezultatet eventuale të këtyre hetimeve, opinioni do të njoftohet deri më 1 shkurt, thotë Kabashi. Ai sqaron, po ashtu, se nismën për hetimin e rasteve e ka iniciuar vetë Prokuroria e Shtetit.
Ndonëse kallëzime penale kishte edhe pas zgjedhjeve të vitit 2007, Kabashi tregon se Prokuroria nuk ka të dhëna se gjykatat i kanë zgjidhur ato raste.
“Prokuroria e Shtetit edhe më parë, për zgjedhjet e vitit 2007, ka paraqitur akte akuzuese në gjykatë dhe ne nuk kemi të dhëna se gjykatat i kanë zgjidhur ato çështje. Ne themi se ne i kemi akuzuar, por nuk kemi të dhëna se gjykatat i kanë zgjidhur ato çështje”, thekson Kabashi.
Zbatimi i ligjit, duke i sjellë para drejtësisë personat që kanë abuzuar me votat e qytetarëve, i ka dy anë pozitive, thotë analisti dhe ish-kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Adnan Merovci.
Sipas Merovcit, masat ligjore kanë edhe efekte pozitive për proceset e ardhshme, ku njerëzit duhet të mësohen me proceset demokratike.
“Ligji duhet të zbatohet dhe nëse PZAP-i ka dërguar dosje që është bërë shkelje edhe në Kodin Penal dhe kundërvajtës, ku parashihen dënime rreth këtyre abuzime, atëherë është dashur të zbatohet ligji”.
“E dyta, drejtpërdrejt d otë kishte ndikuar në procesin e zgjedhjeve, sepse faktori njeri është ai që i ka bërë këto abuzime dhe ai njeri, qoftë komisionar, qoftë në administratë, në qendër të votimit është si individ dhe ashtu si individ duhet të përgjigjet para ligjit”, shprehet Merovci.
Po ashtu, Adnan Merovci vlerëson se keqpërdorimi i votës së qytetarëve ka të bëjë me raste individuale dhe jo me një orkestrim të manipulimeve nga qendrat politike. Sipas tij, vetë sistemi zgjedhor ka ndikuar në politizimin e personelit që administron me votimet.
“Listat e hapura me pesë kandidatë kanë hapur garë brendapartiake dhe duke qenë vetëm një zonë zgjedhore, pak a shumë mund të thuhet se i elektrizon edhe vetë komisionarët, edhe pse ata e nënshkruajnë njëfarë Kodi të Mirësjelljes, megjithatë ne e dimë se shumica e tyre janë të elektrizuar politikisht dhe duke qenë kështu, besoj se më tepër janë zgjedhje individuale të vendimeve për të abuzuar ,sesa që mund të thuhet për ndonjë orkestrim”, vlerëson Merovci.
Sidoqoftë, ishin pikërisht parregullsitë e evidentuara gjatë procesit zgjedhor ato që tashmë kanë sjellë edhe implikime politike me vetë faktin se një pjesë e spektrit politik e cilëson gjithë procesin të manipuluar dhe kërkon organizimin e një procesi të ri zgjedhor.