Ndërlidhjet

Menaxhimi i buxhetit, çështje e qeverisë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Projektimi i buxhetit është kompetencë e Qeverisë së Kosovës. Por, Pakoja e Ahtisarit i jep kompetencë shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare që të ndërmarrë masa korrigjuese për të përmirësuar, sipas nevojës, çdo vendim që marrin autoritetet kompetente.

Vendimi i fundit nga qeveria në largim, është ai i rritjes së pagave për disa kategori që paguhen nga buxheti i Kosovës.

Zëdhënësi i ICO-së, Endi Mekgafi, thotë se menaxhimi i buxhetit është çështje e qeverisë. Por, ICO- ja, thotë ai, ka këshilluar ekzekutivin që t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare.
Në përgjithësi, këshilla jonë për Qeverinë është që t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare.


“Menaxhimi i buxhetit është çështje e qeverisë. ICO-ja ka rol në monitorimin e kornizës makroekonomike të Kosovës dhe ne i japim këshilla në këtë aspekt. Në përgjithësi, këshilla jonë për Qeverinë është që t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare".

"Një menaxhim i arsyeshëm i buxhetit është i rëndësishëm për kredibilitetin e Kosovës, për shembull, sigurimin e të hyrave të nevojshme për t’i arritur shpenzimet. Njësoj siç është e rëndësishme që vendimet për buxhetin të merren në kuadër të bazave ligjore. Kështu që këto janë ato lloj diskutimesh që kemi pasur me qeverinë”, t
hotë Mekgafi.

Në një marrëveshje të arritur në korrik vitit 2010, ndërmjet ekzekutivit të vendit dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, thuhet se të gjitha shpenzimet për paga gjatë vitit 2011 nuk guxojnë të tejkalojnë shumën prej 7.4 për qind të Bruto Prodhimit Vendor (GDP).

Por, sipas vendimit të qeverisë në dorëheqje, duke filluar nga 1 janari, sektori i arsimit parauniversitar, familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, do të marrin paga me ngritje prej 50 për qind.

Policia e Kosovës do të ketë rritje pagash për 40 për qind. Kurse, shërbyesit civilë, zyrtarët doganorë, shëndetësia, si dhe zjarrfikësit, do të kenë ngritje për 30 për qind

Të gjitha këto buxhetit të Kosovës, i cili ende nuk është miratuar, do t’i kushtojnë mbi 100 milionë euro, shumë kjo që pritet të grumbullohet nga Doganat dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Në anën tjetër, edhe njohës të çështjeve ekonomike, thonë se vendimi i kryeministrit në dorëheqje për rritje të pagave, ka qenë i paligjshëm.

Haki Shatri, ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave, thotë se përfaqësuesi i ICO-së ka të drejtë ta anulojë vendimin e kryeministrit Thaçi.
Përfaqësuesi civil, ka të drejtë për të ndaluar zbatimin e këtij vendimi, për shkak se ka qenë plotësisht i paligjshëm.


Përfaqësuesi civil, ka të drejtë për të ndaluar zbatimin e këtij vendimi, për shkak se ka qenë plotësisht i paligjshëm. Është bërë një vendim për qëllime politike në prag të dy raundeve zgjedhore, në prag të 12 dhjetorit dhe 9 janarit, vetëm për të përfituar politikisht”.

“Edhe vetë kryeministri e di, sidomos ministri i Financave, që nuk kanë pasur të drejtë të marrin vendime që bien në kundërshtim me ligjin, pra që flet për shpenzimet në 1/12 e vitit të kaluar”,
shprehet Shatri.

E, nëse anulohet vendimi i kryeministrit në dorëheqje, Hashim Thaçi, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka paralajmëruar se do të përdorë masa sindikale, në mënyrë që të bëjë trysni tek ekzekutivit, që premtimet e dhëna t’i realizojë.

Lexoni edhe këtë:

BSPK-ja kujdestare e premtimeve?
XS
SM
MD
LG