Ndërlidhjet

Protesta masive në Egjipt


Protestë masive në Kajro
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:56 0:00




Egjipti është zhytur në protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë, kundër regjimit 30-vjeçar të presidentit Hosni Mubarak.

Afro 2 milionë protestues janë mbledhur në sheshin Tahrir të Kajros dhe përreth tij. Rreth 50 mijë demonstrues po ashtu janë tubuar në Aleksandri, ndërsa mijëra të tjerë në qytetet Suez, Asiut, Mansora dhe Luksor.

Lideri i opozitës, Mohamed El Baradei, i ka bërë thirrje Mubarakut të largohet nga vendi, në mënyrë që të shmangë gjakderdhjen.

“Kërkesa e parë e popullit egjiptian është që presidenti Mubarak të largohet, në mënyrë që ata të nisin një fazë të re, me një Egjipt të ri, të bazuar në siguri, liri dhe demokraci”
, ka thënë El Baradei.

Liderët opozitarë, përfshirë El Baradein, kanë thënë se nuk do të mbajnë asnjë negociatë me regjimin, derisa Mubarak të largohet.

Megjithatë, El Baradei ka thënë se ai dëshiron “largim të sigurt” të Mubarakut nga Kajro.

Ushtria e Egjiptit është zotuar se nuk do të konfrontohet me protestuesit, duke thënë se njeh “të drejtat legjitime të popullit”. (v.t)
XS
SM
MD
LG