Ndërlidhjet

Rama: Zgjidhje e vetme - zgjedhjet e parakohshme


Edi Rama
Edi Rama
Opozita ka protestuar sërish të premten me kërkesë kryesore zgjedhjet e parakohshme. Turma qytetarësh - mbështetës të partive në opozitë, janë prirë nga drejtues të partive, e deputetë opozitarë drejt selisë qendrore të Këshillit të ministrave.

Ndryshe nga demonstratat pararendëse, kjo është shoqëruar me fjalime, fillimisht të qytetarëve pjesëmarrës, e më pas të kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Zoti Rama ka thënë se zgjedhjet e reja të përgjithshme janë e vetmja zgjidhje për vendin.

“Nuk duam të ndërrojmë flamurin e një partie në pushtet. Por, duam t’u japim qytetarëve pushtetin dhe Qeverisë flamurin e interesave të tyre me zgjedhje të reja, të liria e të ndershme; që populli të zgjedhë atë që do dhe jo të sundohet nga kush populli nuk do”,
ka thënë Rama para turmës.

Duke iu rikthyer ngjarjes së 21 janarit, demonstratës së dhunshme opozitare, kryetari i Partisë Socialiste ka akuzuar Qeverinë se provokoi ngjarjen në mënyrë, siç është shprehur, kriminale.

Sipas zotit Rama, fajësimi i opozitës për këtë ngjarje është alibia e Qeverisë për t’i fshehur aferat korruptive, ku janë përfshirë, sipas tij, përfaqësues të saj.

“Janë ato përfitime të paligjshme dhe dalja në dritë e vetëm disa prej zullumeve të tyre të panumërueshme, e të pafalshme, që u kanë kallur mu në shpirt frikën e hajdutit të zënë me presh në duar; frikën që i bën të shohin syhapur ëndrra të tmerrshme me puçe e me përmbysje të dhunshme nga karrigia ku rrinë ulur”
, ka theksuar Rama.

Këtyre deklarimeve, zoti Rama u ka shtuar edhe qëndrimin e opozitës për vijimin e demonstratave deri në largimin e qeverisë:

“Demonstratat nuk ndalen, ato do të vazhdojnë - do të jenë më të mëdha, përditë e më të shtrira në gjithë Shqipërinë”.
XS
SM
MD
LG