Ndërlidhjet

Mbështetje për Kosovën edhe pas FMN-së


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Banka Botërore do të përkrahë Kosovën në mënyrë financiare dhe teknike, pavarësisht ndërprerjes së një programi të Fondit Monetar Ndërkombëtar me Qeveria e vendit, kanë premtuar udhëheqës të këtij mekanizimi financiar.

Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen financiare për Kosovën, pavarësisht mosrespektimit të marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, nga ana e ekzekutivit të vendit.

Kështu tha Konstatin Huber, drejtor ekzekutiv në Bankën Botërore, pas një takimi që zhvillojë më zëvendëskryeministren, njëherit Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari - Lila.

Huber tha se përkrahja financiare nga Banka Botërore nuk do të ndikohet nga problemet e FMN-së, pasi projektet investuese të këtij mekanizmi janë të pavarura nga vlerësimet e FMN-së.

Bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Bankës Botërore, në fushën e zhvillimit ekonomik nga ky institucion konsiderohet i suksesshëm
Banka Botërore është e dedikuar që të vazhdojë më asistencën financiare dhe teknike. Bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Bankës Botërore, në fushën e zhvillimit ekonomik nga ky institucion konsiderohet i suksesshëm”, tha Huber.

Në anën tjetër, duke e vlerësuar si të kënaqshme marrëveshjen e re të arritur në mes FMN-se dhe Qeverisë se Kosovës, Huber tha se disa kritere të vlerësimit nuk janë edhe aq të lehta për tu përmbushur.

Ai tha se disa probleme duhet të zgjidhen nga ekzekutivi, sidomos në fushën e shpenzimeve në sektorin publik.

Dhe kjo është një ndër fushat ku Banka Botërore mund të ndihmojë, pasi kemi një bashkëpunim më FMN. Banka Botërore është e gatshme që të asistojë qeverinë në reformat strukturore që duhet të ndërmerr për të qenë në pajtim me programin e FMN-së”, theksoi Huber.

Mimoza Kusari - Lila
Ndërkohë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari - Lila, tha se një ndër prioritete e Qeverisë së Kosovës është reforma në administratën publike, që nënkupton uljen e shpenzimeve në këtë sektor.

Por, në të njëjtën kohë, reformat në sektorin privat do të mundësojë hapjen e vendeve të reja të punës, të cilat do të kompensohen për vende të cilat do të mund të shkurtohen në sektorin publik”.

Prandaj, unë nuk mund të aludoj se do të ketë kaq shkurtime të vendeve të punës, por do të bëhet një reformë ku do të vendosë njerëzit e duhur në vendet e duhura, do të thotë do të bëhet një rishikim i përgjithshëm. Por, është në afatin e Strategjisë Zhvillimore tri vjeçare e cilat tashmë ka kaluar në qeveri”, tha Kusari – Lila.

Gjatë këtij takimi, përfaqësues të Bankës Botërore kanë shprehur gatishmërinë për përkrahje edhe në projektet tjera strategjike për Kosovën, si në sektorin e energjisë, në procesin e privatizimit dhe të infrastrukturës.
XS
SM
MD
LG