Ndërlidhjet

Shqetësohen kompanitë nga Lugina e Preshevës


Barkodi i Serbisë
Barkodi i Serbisë
Parimi i reciprocitetit po zbatohet në gjithë territorin e Kosovës, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, sipas të cilëve, që nga hyrja në fuqi e vendimit, asnjë produkt i shtetit të Serbisë dhe Bosnjës nuk ka hyrë në Kosovë. Por, shqetësim lidhur më këtë vendim kanë paraqitur kompanitë shqiptare që gjenden në Luginën e Preshevës.

Asnjë produkt i Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, nuk ka hyrë në tregun e Kosovës që nga 20 korriku, kur Qeveria e Kosovës, vendosi masa reciproke ndaj mallrave të Serbisë dhe taksë doganore prej 10 për qind për produktet e Bosnjës dhe Hercegovinës, thonë autoritetet kompetente.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës, thotë se vendimi i qeverisë për ndalimin e futjes se produkteve serbe po zbatohet në të gjitha pikat doganore të Kosovës.

Ka pasur dy tentime gjatë javës se kaluar për mes Hanit të Elezit, por të gjitha këto janë kthyer parapa. Por më shumë kemi marrë pyetje dhe kërkesa nga kompani të ndryshme se a mund të shfrytëzojmë eksportin përmes Malit të Zi, apo Maqedonisë, por të gjitha këtyre iu është kthyer përgjigje negative. Kështu që nuk kemi parë as ardhje të këtyre mallrave”, thotë Stavileci.

Interesim dhe pyetje për mundësinë e eksportimit të produkteve në Kosovë, kanë shprehur edhe menaxher të kompanive shqiptare nga Lugina e Preshevës, thotë Stavileci.

Përpjekje nuk ka pasur, por ka pasur vetëm kërkesa dhe pyetje që iu kanë drejtuar Doganës. Por, faktikisht ndalesa vlen për të gjitha mallrat të cilat kanë vulat e shtetit serb. Dhe për këtë arsye as ato nuk lejohen”, sqaron ai.

Kompania e lëngjeve “Fluidi” është një ndër ndërmarrjet që udhëhiqet nga shqiptarët e Preshevës.

Fejzullah Mustafa, menaxher në këtë kompani, thotë se kompania e tij, ka pësuar humbje të mëdha nga vendimi i Qeverisë së Kosovë, për masa reciproke ndaj produkteve serbe.

Ai thotë se rreth 99 për qind të prodhimeve të kësaj kompanie janë plasuar në tregun kosovarë, pasi produktet e kompanisë “Fluidi”, nuk konsumohen nga banorët serbë në Serbi, me të vetmin qëllim, siç thotë ai, se kompania udhëhiqet nga shqiptarët.

Megjithatë, Mustafa shpreson se Qeveria e Kosovës, do të gjejë ndonjë zgjidhje të përshtatshëm për kompanitë shqiptare nga Presheva, Medvexha dhe Bujanovci.

Kjo kompani që nga 20 korriku, nuk ka pasur mundësi që të fusë mallrat e tij në Kosovë..

Dhe tashmë kur jemi nën ndikim të këtyre masave, prodhimi ynë është i bllokuar, nuk jemi duke prodhuar, jemi duke pritur se çfarë do të ndodhë më tutje. Nëse vazhdon kjo mënyrë atëherë jemi të detyruar që të mbyllim fabrikën dhe t’i lirojmë punëtorët nga puna”, thotë ai.

Por, zyrtarë të qeverise tashmë kanë deklaruar se në tregun kosovarë nuk do të lejohen që të hyjnë as produkteve e prodhuesve shqiptar nga Lugina e Preshevës.

Arsye, sipas tyre është se vendimi i qeverisë ka karakter ekonomik dhe jo politik.
XS
SM
MD
LG