Ndërlidhjet

AKP, TKPK të gatshëm për depozitm në bankat vendase


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Mbi 1 miliardë euro është shuma e Fondit të Privatizimit dhe Trustit Pensional, të cilat mbahen të ngrira në bankat vendore dhe ndërkombëtare.

Ekspertët e ekonomisë, vazhdimisht kanë kërkuar që këto mjete të hyjnë në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, e vlerëson të domosdoshme kthimin e këtyre mjeteve në tregun financiar, por sipas tij, ekzekutivi i vendit urgjentisht duhet të ndryshojë legjislacionin sa i përket kësaj çështjeje.

Bektashi, konsideron se siguria e këtyre mjeteve në bankat komerciale vendore është më e qëndrueshme se sa në bankat ndërkombëtare.

Ai thotë se plasimi i këtyre mjeteve në institucionet financiare në vend, do të ndikonte në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, sidomos në uljen e normave të interesit për kredi, që sipas tij, janë më të lartat në rajon.
Nuk mund të presim hapje të vendeve të reja të punës apo zhvillim ekonomik stabil, nëse në tregun financiar të Kosovës, normat e interesit janë kaq të larta.

Unë besoj se kthimi i këtyre mjeteve në Kosovë, do të ndikonte jo vetëm në uljen e normës së interesit, por edhe në funksionimin më të mirë të sistemit financiar, dhe do të ketë efekte në zhvillimin ekonomik të Kosovës, hapjen e vendeve të reja të punës, por edhe rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë së Kosovës në krahasim më vendet e rajonit. Nuk mund të presim hapje të vendeve të reja të punës apo zhvillim ekonomik stabil, nëse në tregun financiar të Kosovës, normat e interesit janë kaq të larta”, thotë Bektashi.

Në anën tjetër, përfaqësues të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, thonë se Trusti ka kërkuar nga bankat komerciale në Kosovë që të ofrojnë kushtet e tyre në mënyrë që Trusti të depozitojë më shumë mjete në këto institucione, por disa prej bankave nuk kanë shprehur interesim për një gjë të tillë.

Nëse do të ketë interesim në të ardhmen nga bankat komerciale në Kosovë për mjetet e Trustit, Bordi i Trustit mund të vendosë të depozitojë edhe më shumë mjete në to.
Jeton Demi, zëdhënës në Trust, thotë për Radion Evropa e Lirë, se trusti ka shprehur vullnetin disa herë që të krijohen mundësitë ligjore dhe instrumentet financiare, që më shumë mjete të investohen në Kosovë.

Mundësitë aktuale që ekzistojnë janë shfrytëzuar. Nëse do të ketë interesim në të ardhmen nga bankat komerciale në Kosovë për mjetet e Trustit, Bordi i Trustit mund të vendosë të depozitojë edhe më shumë mjete në to”, thotë Demi.

Megjithatë, Demi, tregon se deri në fund të gjashtë mujorit të parë të këtij viti, Trusti kishte nën menaxhim rreth 546 milionë euro.
XS
SM
MD
LG