Ndërlidhjet

Përgatitje teknike


Mimoza Kusari- Lila, zëvendëskryeministre, njëherësh Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se zbatimi i marrëveshjes varet nga agjencitë zbatuese, siç janë Dogana dhe Policia e Kosovës.

Këto komente zonja Kusari - Lila i ka bërë para se të paralajmërohej zbatimi i marrëveshjes më 16 shtator, ashtu siç ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Natyrisht se duhet te sigurohemi se gjithçka është në përputhshmëri me procedurat, dokumentacioni është i pranuar, dokumentet përcjellëse dhe të gjitha përgatitjet te cilat duhet te bëhen për një qarkullim te liri, të mallrave për në Serbi, apo përmes Serbisë në vendet e Bashkimit Evropian”, thotë Kusari-Lila për Radion Evropa e Lirë.

Ajo thotë se në rend të parë autoritetet kosovare duhet të sigurohen që dokumentet e nevojshme për eksportin e mallrave, në të cilat paraqiten simbolet e shtetësisë së Kosovës, të jenë të pranueshme nga pala serbe.

Që të sigurohemi që të ketë qarkullim dhe mos të ketë kthim të mallrave, për arsye se në momentin kur mund të ndodhë një gjë e tillë, atëherë edhe Kosova mund të bëje një gjë të tille me mallrat serbe. Ideja është që të funksionalizohet marrëveshja dhe të ketë qarkullim të lirë të mallrave nga të dyja anët”, shprehet ajo.

Ne anën tjetër, Doganat e Kosovës tashmë kanë përfunduar përgatitjet e nevojshme, dhe presin vetëm vendimin e qeverise që të fillojnë zbatimin e marrëveshjes se re, thotë për Radion Evropa e Lirë Naim Hurunglica, drejtor i përgjithshëm i këtij institucioni.

Ne nuk kemi nevojë të ndryshojmë asgjë, as tek vulat dhe as të dokumentacioni përcjellës. Kështu që si të tillë ne nuk shohim ndonjë problem në implementim.
Ne duhet të bëjmë disa përgatitje teknike, por nuk janë përgatitjet teknike të cilat marrin shumë kohë, për arsye se i tërë dokumentacioni doganor, i cili është përdorë edhe para këtyre masave mbetet i njëjti. Ne nuk kemi nevojë të ndryshojmë asgjë, as tek vulat dhe as të dokumentacioni përcjellës. Kështu që si të tillë ne nuk shohim ndonjë problem në implementim”, shprehet ai.

Huruglica, megjithatë konsideron se zbatimi i kësaj marrëveshje mund te sfidohet nga mos prezenca e doganierëve kosovarë në pikat kufitare 1 dhe 31 që gjenden ne pjesën veriore të Kosovës.

Problem paraqet veriu, sepse pa prezencën e doganierëve ne ato pika unë nuk shoh si është e mundur të zbatohet vendimi i ri për tregti të lirë. Kosova është një territor unik doganor me procedura të njëjta unike, dhe do te ishte e pakuptimit qe kjo të zbatohet në vendkalimet tjera kufitare, por jo në veriun e Kosovës”, thekson Huruglica.

Ndryshe, kryenegociatorja Edita Tahiri, pas kthimit nga Brukseli, deklaroi se tregtia e lirë midis Kosovës dhe Serbisë do të fillojë pasi që të krijohen kushtet operacionale në bazë të obligimeve që dalin nga marrëveshja CEFTA.
XS
SM
MD
LG