Ndërlidhjet

Mosbesim i ndërsjellë


Parlamenti i Shqipërisë
Parlamenti i Shqipërisë
Pak më shumë se dy javë nga hyrja e opozitës në Kuvend, dy partitë më të mëdha nuk e shmangin dot skepticizmin që lidhë angazhimin e njërës apo tjetrës palë në zgjidhjen e krizës politike.

Kjo ndodhë kur vendi pret që rreth mesit të muajit tetor të marre përgjigjen prej Komisionit Evropian, lidhur me statusin e vendit kandidat në BE, i refuzuar një vit më parë, po prej krizës politike.

Deputetja demokrate Mesila Doda, thotë se Partia Socialiste iu shmang së fundmi detyrimit për të votuar ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, te cilat i shërbejnë plotësimit të 12 rekomandimeve të KE-së.

Kryetari i PS-së fillimisht deklaroi se do të hyjmë dhe bashkëpunojmë për ligjet me 3/5, për të hequr pengesat që kanë lidhje me problematikën për integrimin e vendit, më pas kërkoi rishikim tërësor të këtyre ligjeve, për të cilat kanë punuar vetë anëtarët e opozitës, dhe së fundmi deklaroi se nuk do të ketë bashkëpunim për ligjet me 3/5, nëse nuk plotësohen disa kushte. Të gjithë kemi mundësi të kuptojmë se qëndrimet e sotme, janë vazhde logjike e qëndrimeve të mbajtura në këta tre vjet”, thotë Doda.

Por deputeti socialist Taulant Balla, thotë se s’ka asnjë shmangie nga angazhimi i opozitës për të adresuar rekomandimet e KE-së për statusin. Për këtë, zoti Balla përmend paketën e propozimeve për ndryshimin e rregullores së Parlamentit, të hartuar nga PS-ja.

Kjo sipas tij përbën një prej shtyllave kryesore të rekomandimeve të Brukselit, që synon normalizim të jetës parlamentare.

Nëse shumica kërkon të adresojë prioritetet e përcaktuara nga opinioni i vjetshëm i KE-së, një pjesë e rëndësishme e tyre lidhet me mirëfunksionimin e Kuvendit.
"Nëse shumica kërkon të adresojë prioritetet e përcaktuara nga opinioni i vjetshëm i KE-së, një pjesë e rëndësishme e tyre lidhet me mirëfunksionimin e Kuvendit. Por me që po duket është pikërisht shumica ajo që nuk heq dorë nga hegjemonia dhe keqpërdorimi i Kuvendit të Shqipërisë dhe siç duket do të kundërshtojë këtë draft që ne kemi përgatitur”, shprehet Balla.

Kjo paketë ndryshimesh në rregulloren mbi të cilën funksionon Kuvendi, tingëllon për deputeten e shumicës si kusht që mban peng integrimin.

"Integrimi nuk ka pse trajtohet si monedhë shkëmbimi sepse nuk është bonus për qeverinë, nuk është bonus për shumicën, është thjesht aspiratë e popullit shqiptarë", thotë Doda.

Zoti Balla këmbëngulë se kjo sjellje e shumicës tregon mungesë interesi nga ana e saj për integrimin, që për pasojë po zvarritë më tej krizën politike.

Refuzimi nga ana e shumicës, tregon që kjo shumicë nuk është e gatshme të japë kontributin e vet për procesin e integrimit evropian, duke vazhduar ta sabotojë këtë proces historik dhe këtë aspirate historike të shqiptarëve.
"Refuzimi nga ana e shumicës, tregon që kjo shumicë nuk është e gatshme të japë kontributin e vet për procesin e integrimit evropian, duke vazhduar ta sabotojë këtë proces historik dhe këtë aspirate historike të shqiptarëve”, thekson Balla.

Deputetja Doda thotë se situata është produkt i mungesës së vullnetit për bashkëpunim nga ana e opozitës.

"Shumica është e gatshme dhe ka ofruar çdo lloj kompromisi për të arritur në një konsensus, opozita nuk e dëshiron këtë, pasi siç është shprehur dhe një nga anëtarët e PS-së, integrimin do ta arrijnë vetëm në qoftë se ata do jene në qeverisjen e vendit", thotë Doda.

Në mungesë të dialogut politik, zyrtarët evropianë kanë shpeshtuar së fundi thirrjet për një pakt kombëtar, me qëllim integrimin e vendit, nisur dhe nga afatet e ngushta deri tek opinioni i KE-së.
XS
SM
MD
LG