Ndërlidhjet

Dilemat për cilësinë


Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Prishtinës
Ekspertë për çështje të arsimit vlerësojnë se cilësia e arsimit në institucionet e larta, si në ato publike, po ashtu edhe në ato private, është shumë e ulët.

Ata thonë se kjo gjë mbetet shqetësuese për shoqërinë dhe institucionet në përgjithësi.

Eksperti për arsim, Halim Hyseni, vlerëson se cilësia e arsimit në Kosovë nuk garanton të ardhme të sigurt për qytetarët.

Ai thotë se në institucionet universitare, mësimet bëhen tërësisht në mënyrë teorike dhe asgjë praktike.

Këto universitete, sipas tij, po krijojnë kuadro të cilat nuk janë të përgatitura për një treg global, kuadro këto që, sipas tij, nuk janë në gjendje të përballojnë sfidat eventuale.

Hyseni thotë se në shumicën e rasteve, diplomat e studentëve nuk garantojnë cilësinë e njohurive, shkathtësive dhe shprehive të një studenti.

Studentët tanë dhe të rinjtë tanë, pavarësisht nëse janë në ato [institucione] publike apo private, nuk përgatiten për të qenë në gjendje që të merren me sfidat tepër të rënda, të kohës post-moderne dhe shekullit 21”.

Në universitetet tona, puna është tërësisht teorike, nuk ka hulumtime, nuk ka kërkime, studentët tanë nuk aftësohen për përdorimin e metodologjive, të hulumtimit shkencor”, thotë Halimi.

Ndërsa, duke folur për institucionet private të arsimit të lartë, Halim Hyseni, thotë se ato janë tërësisht komerciale.

Sipas tij, në këto institucione, më e vlefshme është sigurimi i numrit të studentëve, sesa sigurimi i cilësisë.

Në universitetet private, parimi është i komercialitetit. Atje është gjendja e keqe, sepse atje luftohet për të fituar klientë, atje nuk ka kritere.
Në universitetet private, parimi është i komercialitetit. Atje është gjendja e keqe, sepse atje luftohet për të fituar klientë, atje nuk ka kritere. Duke luftuar për të siguruar kandidatë, atje kriteret kanë rënë. Në to kush regjistrohet edhe kalon. Në këtë aspekt, të gjitha institucionet private janë shumë të hendikepuara”, shprehet Halimi.

Në Kosovë, ekziston Agjencia Kosovare për Akreditim, e cila vlerëson cilësinë e arsimit të lartë në të gjitha institucionet publike dhe private në vend.

Ferdije Zhushi, kryetare e bordit të kësaj agjencie, thotë për Radion Evropa e Lirë, se cilësia e arsimit në Kosovë është përmirësuar dukshëm në krahasim me vitet e kaluara.

Unë konsideroj se ka përmirësime, ato janë të ngadalshme, dhe janë të vogla, megjithatë ka tendenca të ngritjes së cilësisë, për shkak se institucionet po vetëdijesohen për nevojën për të ofruar studime cilësore për studentët”, thotë Zhushi.

Zhushi ndërkaq thotë se të gjitha diplomat që lëshohen nga universiteti publik, por edhe nga kolegjet private, janë të vlefshme dhe nuk mund të kontestohen nga askush.

Ato u janë nënshtruar procesit të vlerësimit të cilësisë, me pjesëmarrje të ekspertëve ndërkombëtarë. Agjencia bën krahasime me standardet ndërkombëtare dhe jo në nivel lokal, po tenton që studimet që ofrohen në Universitetin e Prishtinës të krahasohen më studime të ngjashme në vendet tjera”, shprehet ajo.

Universiteti i Prishtinës, për këtë vit akademik ka regjistruar mbi 11 mijë studentë të rinj në të gjitha njësitë e veta akademike.

Në Kosovë nuk ekziston asnjë universitet privat, por ekzistojnë 12 Kolegje Private, në të cilat ende nuk dihet numri i saktë i studentëve të rinj të regjistruar për vitin akademik 2011/2012.
XS
SM
MD
LG