Ndërlidhjet

(S')ka privatizim në zonat serbe


Ilustrim
Ilustrim
Agjencia Kosovare e Privatizimit, zhvillon privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore në gjithë territorin e Kosovës, thonë zyrtarë të kësaj agjencie.

Naser Osmani, nënkryetar i Bordit të Drejtorëve në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, thotë se Agjencia është e shtrirë në gjithë territorin e Kosovës, dhe deri më tani ka pasur privatizime të ndërmarrjeve edhe në këto lokacione.

Deri më tani nuk kemi pasur asnjë problem, ne kemi bërë disa shitje të ndërmarrjeve shoqërore në Zubin Potok, kemi bërë disa të tjera të banuara me popullsi serbe.
Deri më tani nuk kemi pasur asnjë problem, ne kemi bërë disa shitje të ndërmarrjeve shoqërore në Zubin Potok, kemi bërë disa të tjera të banuara me popullsi serbe. Edhe mund të them që ndërmarrjen e parë që AKP-ja e ka likuiduar, është në të ashtuquajturën, pjesën veriore të Mitrovicës”, thotë Osmani.

Në anën tjetër njohës të çështjeve ekonomike, theksojnë se AKP-ja është ballafaquar me probleme të ndryshme sa i përket privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore që gjenden nëpër rajone të banuara me shumicë serbe.

Këtë më së miri, sipas tyre, e dëshmon fakti i mos privatizimit të kompleksit turistik “Brezovica” që gjendet në komunën e Shtërpcës, rajon ky i banuar më shumicë serbe.

Përgatitjet për privatizimin e kësaj qendre të skijimit, kanë filluar qysh para pesë vitesh, nga ish Agjencia Kosovare e Mirëbesimit.

Në atë kohë, vetë anëtarët e bordit të kësaj agjencie, patën deklaruar se ndërhyrja nga Beogradi zyrtar dhe pakënaqësitë e banorëve lokalë, kanë penguar privatizimin e kësaj qendre turistike.

Mejdi Bektashi, profesor në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës, thotë se procesi i shitjes se ndërmarrjeve në mjediset serbe, ka dështuar.

Mund të themi se ka dështuar, në fillim për shkak të mos gatishmërisë së UNMIK-ut, për të hyrë në “konflikt” me organet paralele serbe.
Mund të themi se ka dështuar, në fillim për shkak të mos gatishmërisë së UNMIK-ut, për të hyrë në “konflikt” me organet paralele serbe. Por, edhe tani qeveria, ka mundësi shumë të vogla, apo pamundësi, për të depërtuar apo për t’u paraqitur dikush që do t’i privatizojë apo do t’i blejë këto ndërmarrje. Përderisa serbët nuk e pranojnë shtetin tonë, dhe faktikisht nëse nuk ka blerës potencialë, privatizimi nuk mund të ndodhë”, thotë Bektashi

Edhe Berim Ramosaj, ekspert i ekonomisë, thotë se AKP-ja e ka pasur të vështirë realizimin e procesit të privatizimit në rajonet e banuara me shumicë serbe.

Megjithatë, Ramosaj kërkon nga autoritetet kompetente që të vazhdojë privatizimin e ndërmarrjeve në gjithë territorin e Kosovës, pa dallim të përkatësive etnike të vendbanimeve.

Mirëpo, nëse e konsiderojmë Kosovën si tërësi dhe dëshirojmë që të ushtrojmë sovranitet, privatizimi qoftë në enklava, apo diku tjetër nuk duhet të ndryshojë”, shprehet Ramosaj.

Por, Naser Osmani, thotë se kjo agjenci tash është në përfundim të procesit të mastër - planit për privatizimin e kompleksit “ Brezovica”.

Ai madje thotë se në muajt e parë të vitit të ardhshëm pritet të fillohet me privatizimin e këtij kompleksi.

Ne nuk i nënshtrohemi pengesave të asnjë shteti. Por, kanë qenë probleme tjera, që ne nuk kemi dashur të bëjmë një shitje para se të bëhet një master –plani, që na ka ofruar ndihmë Agjencia Evropiane. Dhe ne shpresojmë se nga pranvera do të fillojmë edhe shitjen e hoteleve”, thekson Osmani.

Por, ajo që ende mbetet e paqartë në këtë proces, është fakti se me çfarë metode të privatizohet ky kompleks, pasi sipas ligjit të AKP-së, forma e privatizimit me spin-off special më nuk aplikohet.
XS
SM
MD
LG