Ndërlidhjet

Rritet dhuna në familje në Maqedoni


Ilustrim
Ilustrim

Milla Carovska koordinatore e programit kombëtar për parandalimin e dhunës familjare në Maqedoni, sqaron se aktualizimi o kësaj çështjeje si dhe rritja e shifrave nuk ka të bëjë me rritjen e dhunës në përgjithësi.

Por, me guximin që qytetarët të paraqesin rastet në fjalë para organeve kompetente të drejtësisë.

“Tani viktimat, të cilat kryesisht janë gra, falë fushatave të ndryshme për ngritjen e vetëdijes por gjithsesi dhe mbështetjes institucionale dhe ligjore që u ofrohet, janë inkurajuar të falsin hapur, dhe denoncojnë ata që sistematikisht, mbase ka raste edhe me vite që kanë keqtrajtuar qoftë fizikisht ose mentalisht”, bën të ditur Milla Carovska.

Nga ana tjetër, Xhane Kreshova, nga qendra sociale e Tetovës, thekson se janë shënuar hapa pozitiv edhe në familjet shqiptare sa i përket denoncimit të rasteve kur ushtrohet dhunë.

Ka përmirësim të dukshëm në këtë drejtim. Pra kemi një rritje të vetëdijes te qytetarët.
Që nga 2008 dhe deri më tani rezultatet tona flasin se dhuna ende nuk paraqitet para organeve përkatëse si problem, domethënë ende mbetet e kyçur brenda mureve të familjes, edhe pse më duhet të theksoj se nuk është si ka qenë më parë. Ka përmirësim të dukshëm në këtë drejtim. Pra kemi një rritje të vetëdijes te qytetarët”, thekson Kreshova.

Ajo thotë se me rëndësi të veçantë është të kuptohet se dhuna familjare nuk duhet të jetë një çështje private që ekziston vetëm në dyer të mbyllura, ngase dhuna sistematike nëse heshtet, siç ndodhë zakonisht për arsye të ambientit, ajo lë gjurmë të thella te fëmijët.

Sipas të dhënave që kemi ne, fëmijët të cilët durojnë dhunë, të nesërmen kur rriten bëhen dhunues. Pra, është kjo një problematikë të cilës me kujdes në të ardhmen duhet t`i përballohemi, dhe duhet të punojmë me seriozitet në këtë drejtim, që edhe në procesin arsimorë të trajtohet kjo çështje. Madje, mendoj që duhet të jetë edhe një lënde e posaçme”, thotë Kreshova.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë. përmes dikasterit të Punës dhe Politikës Sociale, ka ndërmarrë disa fushata për ndërgjegjësimin e qytetarëve kudër dhunës familjare.

Me këtë rast theksohet se “për zero tolerancë të dhunës nevojitet më shumë komunikim dhe mirëkuptim nga ana e burrave ndaj grave dhe anasjelltas”.

Gjithë ne, institucionet qeveritare, si organizatat joqeveritare mundemi të kontribuojmë për përmirësimin e standardeve dhe të nivelit të lartë të komunikimit mes meshkujve dhe femrave dhe të tregojmë zero tolerancë ndaj dhunës”, deklaron Spiro Ristevski, ministri i Punës Sociale.

Autoritetet ndërkombëtare, të cilët financiarisht mbështesin dikasterin e punës dhe politikës sociale si dhe organizatat joqeveritare në vend, theksojnë se “ky problem mund të zgjidhet me sukses vetëm përmes rritjes së kapacitetit profesional të institucioneve shtetërorë”.

Programi gjegjës i Kombeve të Bashkuara ka për qëllim që të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve të institucioneve përkatëse në Maqedoni, sepse vetëm nëse arrin të funksionojë me sukses sistemi i shërbimeve për viktimat ndaj të cilëve është ushtruar dhunë, ata do të inkurajohen jo vetëm ta paraqesin, por edhe luftojnë deri në çrrënjosje ushtrimin e dhunës, çoftë fizike ose mendore në familje”, thekson zëvendës-ambasadori i Holandës në Shkup, Hert Kampan.
XS
SM
MD
LG