Ndërlidhjet

Mundësitë e grumbullimit të të hyrave


Ilustrim
Ilustrim

Projekt buxheti për vitin 2012 parashihet të jetë mbi 1 miliard e 520 milionë euro.

Por, sipas planifikimeve të qeverisë, mbi 1 miliard e 100 milionë euro duhet të sigurohen nga të hyrat e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

Udhëheqës të këtyre institucioneve thonë se nuk do të kenë problem të mbledhin të hyrat e parapara për vitin 2012.

Dogana e Kosovës për vitin e ardhshëm duhet të grumbullojë 860 milionë euro.

Naim Huruglica, drejtor i përgjithshëm në këtë institucion, thekson se kjo shumë e mjeteve nuk paraqet problem për t’u arritur.

Besojmë se po, për arsye se të gjitha trendet e të hyrave që i kemi pasur këtë vit, por edhe viteve paraprake kanë dëshmuar se dogana gati në asnjë rast nuk ka mbetur me më pak se 10 për qind të të hyrave”.

Projeksioni i ri për vitin 2012, realisht parasheh një rritje për 4 për qind. Nuk besoj se do të ketë ndonjë problem për ta realizuar.
“Projeksioni i ri për vitin 2012, realisht parasheh një rritje për 4 për qind. Nuk besoj se do të ketë ndonjë problem për ta realizuar”, shprehet Huruglica.

Sipas projekt-buxhetit, të hyrat nga tatimet vendore duhet të arrijnë në vlerën prej 285 milionë euro.

Bexhet Haliti, drejtor në Administratën Tatimore të Kosovës, thotë se administrata tashmë ka filluar përgatitjen e një plani të veprimit, në mënyrë që të realizohet shuma e planifikuar nga qeveria për vitin e ardhshëm.

Një ndihmesë e madhe për këtë vit është se ne kemi përfunduar një strategji të përmbushjes për vitin 2012-2015, e cila na ndihmon që të fokusohemi në segmente të caktuara të tatimpaguesve për një trajtim, të cilët kanë dështuar ose kanë pasur vonesa në pagesën e tatimeve”.

Kemi një staf shtesë këtë vit, për 36 inspektorë, që ditë më parë e dhanë betimin. Kështu që ne besojmë se më lehtësi do të arrijmë të realizojmë planin për 285 milionë euro”, thekson Haliti.

Edhe ekspertë për çështje ekonomike shpresojnë se këto dy institucione do të arrijnë të realizojnë planifikimet buxhetore të qeverisë.

Por, sipas tyre, problem mbetet sigurimi i 260 milionë eurove të tjera.

Lumir Abdixhiku, nga Instituti Riinvest, thekson se të hyrat e planifikuara në projekt-buxhet nuk janë të sigurta, ndërsa shpenzimet janë planifikuar përtej kapaciteteve gjeneruese.

Problemi kryesor qëndron në burimet e njëhershme, shitja e PTK-së, ndihmat e FMN-së dhe borxhi nga Trusti, ku të gjitha këto së bashku bëjnë mbulesën e deficitit të planifikuar për vitin 2012”.

Këto para nuk janë të sigurta dhe rrjedhimisht Kosova mund të mbesë shumë lehtë pa mbulesë financiare për 180 milionë euro si deficit të planifikuar”, shprehet Abdixhiku.

Sidoqoftë, përveç të hyrave nga Doganat dhe Administrata Tatimore e Kosovës, do të trashëgohet edhe një bilanc pozitiv bankar prej mbi 120 milionë eurosh nga ky vit, që do të përdorët si burim shtesë i financimit.

Lexoni edhe këtë:
Opozita (s’) e voton projekt-buxhetin 2012
XS
SM
MD
LG