Ndërlidhjet

Priten mesazhe të fuqishme


Kancelarja gjermane Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet që të hënën të vizitojë Kosovën.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, këtë vizitë e vlerësojnë si historike.

Edi Sejdiu, shef i protokollit të kryeministri të Kosovës, Hashim Thaçi, tha për Radion Evropa e Lirë se ekzekutivi i vendit ka vendosur që kancelares gjermane Merkel t’i bëjë një pritje madhështore.

Sejdiu ka bërë të ditur se Merkel pritet të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kosovës “Adem Jashari” rreth orës 11:00.

Ai tha se për shkak të kohës së shkurtër të qëndrimit të kancelares në Kosovë, takimi i kryeministrit Thaçi me të, do të realizohet në aeroport.

Kjo vizitë vjen pas një lajmi shumë të mirë nga Brukseli dhe mund të quhet vizitë historike.
Kjo vizitë vjen pas një lajmi shumë të mirë nga Brukseli dhe mund të quhet vizitë historike. Për shkak se kjo vizitë do të jetë disa orëshe në Kosovë, ne jemi dakorduar me palën gjermane që takimi të mbahet në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Ne kemi marrë të gjitha masat që t’i organizojmë një pritje madhështore kancelares gjermane”, deklaroi Sejdiu.

Ai po ashtu tha se nga vizita e kancelares gjermane Merkel priten mesazhe të rëndësishme në drejtim të fuqizimit të bashkëpunimit në mes të dy shteteve.

Ne mendojmë se nga kjo vizitë do të ketë mesazhe që do ta forcojnë bashkëpunimin tonë si dy shtete, pra Republikës së Kosovës dhe shteti të Gjermanisë, si dhe do të ketë konfirmim për rrugën tonë drejt BE-së, si dhe mesazhe të tjera”, u shpreh Sejdiu.

Nga ana tjetër, analistët politikë thonë se vizita e kancelares Merkel në Kosovë, para së gjithash është e motivuar të bëhet pas incidentit që pjesëtarët e KFOR-it gjerman patën ditë më parë në veri të Kosovës me banoret serbë në barrikada.

Kancelarja gjermane pati dënuar ashpër sulmin e protestuesve serbë ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it më 28 nëntor të këtij viti, duke kërkuar llogari edhe nga Serbia për rolin që ka pasur në këtë mes.

Serbia gjithashtu akuzohet për kontributin që ka dhënë ditët e fundit në këtë atmosferë, në të cilën paqeruajtësit gjermanë në veri u sulmuan dhe u plagosën. Unë them se kjo është e papranueshme”, ishte shprehur zonja Merkel para autoriteteve gjermane.

Vetëm pak ditë më vonë, Serbia nuk arriti të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, për shkak të mos përmbushjes së pritjeve.

Megjithatë, analisti Shkëlzen Maliqi thotë se kjo vizitë e zonjës Merkel është e rëndësishme që bëhet në Kosovë, në kohë në kur në BE janë duke ndodhur zhvillime të ndryshme, si politike ashtu edhe ekonomike.

Merkel në Kosovë do ta rikonfirmojë qëndrimin e Gjermanisë, se pa njohjen e Kosovës ose pa avancimin e dialogut me Kosovën, Serbia nuk e ka shansin të pranohet si kandidate për Bashkimin Evropian.
Merkel në Kosovë do ta rikonfirmojë qëndrimin e Gjermanisë, se pa njohjen e Kosovës ose pa avancimin e dialogut me Kosovën, Serbia nuk e ka shansin të pranohet si kandidate për Bashkimin Evropian. Si një politikane serioze që është ajo, vërtet për Serbinë do të ketë më shumë porosi. Tash, eventualisht mund të shtrojë ndonjë qëndrim për Kosovën, më shumë të përkrahjes, dhe ndoshta ndonjë vërejtje që Kosova mund të ecë edhe më shpejt”, tha Maliqi.

Në fund të muajit gusht, Merkel kishte qëndruar në Beograd, ku kishte theksuar rëndësinë për rezultate të prekshme nga dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Analisti Maliqi konsideron se Gjermania kohëve të fundi është bërë faktor i rëndësishëm në BE, por edhe për Kosovën.

Në ketë vit kancelaria gjermane Merkel dhe Gjermania janë bërë faktor kyç në politiken evropiane karshi Kosovës dhe në atë aspekt kjo vizitë është e rëndësishme dhe domethënëse”, deklaroi Maliqi.

Ndryshe, siç është bërë e ditur, Merkel do të takojë ushtarët gjermanë që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, ndërsa takime të ndara do të zhvillojë edhe me komandantin e KFOR-it Erhard Drevs, kreun e EULEX-it Ksavier de Marnjak, dhe përfaqësuesin e BE-së Fernando Gjentilini.
XS
SM
MD
LG