Ndërlidhjet

Si dhe ku janë shpenzuar mjetet?


Ilustrim
Ilustrim
Po bëhen gati katër vjet që nga mbajtja e Konferencës së Donatorëve në Bruksel, ku Kosova pat fituar 1.2 miliardë euro.

Por, sipas njohësve të ccështjeve ekonomike, i këtyre ka qenë i padukshëm në ekonominë e vendit, thonë njohës.

Eksperti i ekonomisë, Naim Gashi, thotë se efekti i parave nga konferenca e donatorëve nuk ka sjellë rezultatet e pritura nga institucionet dhe shoqëria civile.

Ai madje thotë se një shumë e madhe e këtyre mjeteve, menaxhohen dhe kthehen në vendet e donatorëve.

Barra dhe përgjegjësia bie pikërisht te donatorët, ata të cilët i kanë dhuruar këto mjete, dhe ata të cilët i kanë menaxhuar dhe shpenzuar në Kosovë”.

Nuk mund të themi se efektet kanë qenë zero, janë edhe disa projekte kapitale prej të cilave ka fituar Kosova, si në fushën e energjetikës, infrastrukturës, etj. mirëpo, nga ajo që është pritur, nuk është arritur as gjysma e tyre”, thotë Gashi.

Ndryshe, zyrtarë të qeverisë më herët kanë deklaruar se 70 për qind e mjeteve janë shpenzuar kryesisht në projekte, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Por, Gashi, vlerëson se edhe shpenzimi i mjeteve nga ekzekutivi, nuk ka ndodhur në mënyrë transparente.

Qeveria, Kuvendi dhe të gjitha institucionet shtetërore, me ligj janë të obliguara që të jenë transparente ndaj qytetarëve dhe taksapaguesve të Kosovës, lidhur me menaxhimin e atyre mjeteve”.

Fatkeqësisht ne kemi një traditë të mungesës se transparencës në menaxhimin e donacioneve, dhe kjo ka qenë edhe gjatë kohës së UNMIK-ut. Fatkeqësisht është trashëguar edhe nga Qeveria e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë”, shprehet Gashi.

Për mënyrën e shpenzimit te mjeteve të Konferencës se Donatorëve, nuk ka informacione as Kuvendi i Kosovës.

Safete Hadërgjonaj, kryetare komisionit për buxhet dhe financa, tha për Radion Evropa e Lirë, se ka kërkuar nga qeveria që mjetet e shpenzuara të bëhen transparente edhe për Kuvendin .

Mjetet e donatorëve janë menaxhuar nga vetë donatorët, dhe për Kuvendin, informatat për mënyrën e shpenzimeve të këtyre donacioneve , nuk kanë qenë shumë transparente”.

Megjithatë, ne jemi duke kërkuar nga Qeveria, që mjetet e menaxhuara nga ekzekutivi, të jenë transparente për Komisionin dhe Kuvendin në përgjithësi”, thekson Hadërgjonaj.

Ministria e Integrimeve Evropiane është përgjegjëse për koordinimin e ndihmës së jashtme në nivel të Republikës se Kosovës.

Por, lidhur më mënyrën e koordinimit të mjeteve të Konferencës së Donatorëve, edhe përkundër përpjekjeve tona, zyrtarë të kësaj ministrie nuk dhanë ndonjë sqarim.

Sidoqoftë, në ueb faqen e kësaj ministrie, thuhet se Ministria e Integrimeve Evropiane, në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha ministritë, koordinon të gjitha aktivitetet e donatorëve në nivel sektorial dhe nën-sektorial.

Aty thuhet se ajo siguron që këto ndihma të jenë në harmoni të plotë me prioritetet zhvillimore, si dhe të jenë të ndërlidhura sa më shumë që është e mundur me dokumentet strategjike, në mënyrë që të arrihet efektivitet më i lartë i këtyre ndihmave.
XS
SM
MD
LG