Ndërlidhjet

Serbia zgjedh mes Tadiqit e Nikolliqit


Zgjedhjet presidenciale në Serbi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:05 0:00

Zgjedhjet presidenciale në Serbi

Qytetarët në Serbi votojnë në balotazhin presidencial. Me gjithë ngecjet ekonomike dhe papunësinë në rritje, sondazhet tregojnë se presidenti i deritashëm, Boris Tadiq, është në epërsi ndaj rivalit të tij Tomisllav Nikolliq.

Tadiqi ishte në epërsi të vogël ndaj Nikolliqit në raundin e parë të zgjedhjeve, që u zhvilluan më 6 maj, por për balotazh ka siguruar mbështetjen e Partisë Socialiste, partia e tretë më e madhe në parlamentin serb.

Tadiq ka arritur në qendrën e votimit, në Beograd, derisa ka shtyrë karrocën, ku gjendej i ati i tij i moshuar.

“Sot është një ditë thelbësore kur do të vendosim se çfarë drejtimi do të marrë vendi në pesë vjetët e ardhshëm, por edhe në dekadën e ardhshme. Bota po na përcjell, për të parë maturinë tonë demokratike”, ka thënë Tadiq.

Po qe se zgjidhet, Tadiq ka premtuar se do të përdorë mandatin e tij të tretë dhe të fundit si president për të nisur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian në fund të këtij viti, me synimin që t’i bashkohet këtij blloku brenda pesë vjetëve.

Nikolliq pretendon se zgjedhjet janë përcjellë me mashtrime dhe ka paralajmëruar se do të ftojë mbështetësit e tij në rrugë.

Por, zyrtarët e zgjedhjeve nuk kanë gjetur prova për 500 mijë votat, për të cilat Nikolliq pretendon se janë manipuluar në zgjedhjet parlamentare dhe ato të raundit të parë presidencial.

Partia Përparimtare e Nikolliqit ka thënë se vëzhguesit e saj do të konfiskojnë kutitë e votimit dhe do të mbyllin qendrat e votimit, po qe se vërejnë parregullsi.

Nikolliq ka votuar në një qendër votimi në Beogradin e Ri. Ai, ndryshe nga kundërshtari i tij politik, ka thënë se do të ndjekë rrugën e anëtarësimit në BE, por jo me çdo kusht.

“Unë jam i bindur se jam zgjedhja më e mirë për Serbinë, por tash, kjo iu përket qytetarëve të Serbisë. Unë do ta uroj fituesin”, ka thënë Nikolliq.

Ai e ka akuzuar Tadiqin se ka instaluar kulturën e kronizmit (punësimit të miqve në postet zyrtare), rritjen e ndikimit të qeverisë në media dhe degradimin ekonomik, ku papunësia ka arritur në 24 për qind.

Bashkimi Evropian ia ka dhënë Serbisë statusin e kandidatit për anëtarësim në këtë bllok. Por, caktimi i datës për fillimin e negociatave, është kushtëzuar me përmirësimin e raporteve me Kosovën.

Ndryshe, në Prishtinë, vlerësohet se cilido prej kandidatëve që do të fitojë, nuk do të ndryshojë politikën aktuale zyrtare të Serbisë karshi Kosovës.(a.i.)
XS
SM
MD
LG