Ndërlidhjet

Shqipëria, zë i Kosovës gjatë kryesimit të Këshillit të Evropës


Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Uilljam Hejg, kryediplomati i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.
Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Uilljam Hejg, kryediplomati i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.
Shqipëria ka marrë kryesimin e radhës së Këshillit të Evropës, bëhet e ditur në një njoftim të këtij mekanizmi, në faqen e tij të internetit.

Duke marrë këtë detyrë nga kryesuesi i deritashëm, ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Uilljam Hejg, kryediplomati i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto është zotuar se do të punojë për një rol më të fuqishëm të Kosovës gjatë kryesimit gjashtëmujor të këtij mekanizmi.

Ai ka paraqitur edhe prioritetet, që do të kenë fokus në diversitetin, demokracinë dhe reformat e vazhdueshme të Gjykatës për të Drejtat Njeriut.

Hejg, ndërkaq, ka thënë se Britania ka qenë vendi më aktiv në botë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të demokracisë dhe “është krenar që janë bërë reformat e gjykatës gjatë presidencës së saj”.

Ai ka thënë se Britania e Madhe e ka njohur Kosovën dhe pret që të ketë përfshirje më të madhe të saj në fushën ndërkombëtare.

Tridhjetetre nga 47 shtetet anëtare e njohin Kosovën, derisa Komisioni i Ministrave i Këshillit të Evropës po shqyrton rrugët për fuqizimin e vlerave të këtij organizmi atje.
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland, ka thënë se pret që të shohë mbylljen e hendeqeve të të drejtave të njeriut në Evropë gjatë presidencës së Shqipërisë.

Korrupsioni dhe mungesa e pavarësisë së gjyqësorit, si dhe sulmet ndaj lirisë së shprehjes dhe minoriteteve ende shihen si probleme, derisa Këshilli i Evropës ende nuk është i pranishëm në zonat e trazuara si në Bjellorusi, duke lënë një “vrimë të zezë” në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.(a.i.)
XS
SM
MD
LG