Ndërlidhjet

Daçiq fton forcat ndërkombëtare të sigurojnë qetësinë në Kosovë


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq
Mandatari për formimin e qeverisë së re serbe, Ivica Daçiq ka dënuar incidentin që ka ndodhur në vendkalimin kufitar në Merdare, duke u bërë thirrje forcave ndërkombëtare që të sigurojnë qetësinë, “duke qenë se në Kosovë s’ka forca serbe të sigurimit”.

"Vidovdani është festë e madhe për popullin serb dhe për çdo Vidovdan në Kosovë ndodhin incidente. Nëse populli serb në Kosovë nuk mund ta shënojë Vidovdanin, ditën e sakrificës së madhe serbe, atëherë shtrohet pyetja si mundet dikush të mundësojë një jetë të qetë për serbët në Kosovë”, ka thënë Daçiq.

“Ju e dini se në Kosovë nuk gjenden forcat tona të sigurisë, por qeveria e re e Republikës së Serbisë, nëse formohet, do të insistojë pikërisht në këtë. Të gjitha bisedimet që zhvillohen për Kosovën, duhe të nisen nga ruajtja e paqes atje”, ka thënë lideri i socialistëve në Serbi.

Ministri i punëve të brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi ka konfirmuar se janë 32 pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët kanë pësuar lëndime përderisa po shoqëronin nga Kosova për në Serbi një grup serbësh tek pika kufitare në Merdare.

Ai tha se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të policisë së Kosovës.

Mediat serbe njoftojnë ndërkaq se është sulmuar një grup i serbëve që me autobus ishte nisur për në Gazimestan.

Sipas njoftimeve, në shtëpinë e shëndetit në Kurshumli janë dërguar 13 të lënduar.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq ia ka dhënë sot mandatin kreut të partisë Socialiste, Ivica Daçiq për të formuar qeverinë e Serbisë.
XS
SM
MD
LG