Ndërlidhjet

Parakushtet për normalizim raportesh


Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, duke folur gjatë një mbledhjeje të kabinetit qeveritar - foto nga arkivi.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, duke folur gjatë një mbledhjeje të kabinetit qeveritar - foto nga arkivi.
Kuvendi i Serbisë ka zgjedhur të premten Qeverinë e re, e cila në katër vjetët e ardhshëm do të udhëhiqet nga socialisti Ivica Daçiq.

Formimin e kësaj qeverie, zyrtarët e institucioneve të Kosovës e shohin si një institucion me të kaluar të errët politike.



Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se koalicioni i ri në Serbi, nga i cili u formua edhe Qeveria, ka udhëhequr luftëra agresive.

Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj
“Pjesëtarët e kësaj qeverie, padyshim kanë një të kaluar të errët politike, meqë kanë qenë akterë direkt politik në katër luftëra që janë zhvilluar: të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës. Mirëpo, ne do ta vlerësojmë këtë qeveri karshi qëndrimit që do të ndjekë ndaj Republikës së Kosovës. Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik dhe zhvillimet në Serbi nuk do të kenë efekt direkt mbi Republikën e Kosovës”, thotë Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm kosovar, Hoxhaj, thotë se forcat politike, të cilat udhëheqin shtetin serb, karshi shtetit të Kosovës kanë një qasje “antidemokratike dhe anti-evropiane”.

Pavarësisht se kush e udhëheqë shtetin e Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, Hoxhaj përmend dy parakushte.

“Së pari, tërheqja e njësive policore dhe formacioneve paramilitare nga veriu i Kosovës, si dhe integrimi i veriut të Kosovës me Kosovën e tërë unike. Dhe, parakusht i dytë, është njohja formale që duhet t’ia bëjë Serbia Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe si partner fqinj i saj”, thekson Hoxhaj.

Në prezantimin e tij para Kuvendit, kryeministri serb Ivica Daçiq ka premtuar se do të përshpejtohet integrimi evropian i Serbisë, se prioritet i ekzekutivit të ri do të jetë rimëkëmbja ekonomike e vendit dhe se Serbia nuk do të njohë Kosovën, porse “do të zbatojë marrëveshjet e arritura në dialog me Prishtinën”.

Deklarata e Daçiqit, si ajo për zbatimin e marrëveshjeve të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për analistin politik Behlul Beqaj është një sinjal i mirë që në të ardhmen, mund të ketë raporte më të mira ndërmjet dy shteteve.
Ky është një sinjal se këta megjithatë do të kërkojnë hapësirë për bashkëpunim me të gjithë, duke përfshirë edhe faktorin politik të Kosovës.

“Ky është një sinjal që Qeveria e re do të sillet më tepër konform proceseve reale, se sa që do të sillen konform premtimeve gjatë fushatës elektorale. Ky është një sinjal se këta megjithatë do të kërkojnë hapësirë për bashkëpunim me të gjithë, duke përfshirë edhe faktorin politik të Kosovës”, vlerëson Beqaj.

Ndryshe, sa i takon çështjes së vazhdimit të dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ministri Hoxhaj thotë se nuk do të ketë kurrfarë dialogu teknik, derisa nuk zbatohen marrëveshjet e arritura.

“Pa jetësimin e marrëveshjeve, sidomos sa i takon marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit dhe atë për përfaqësim dhe pjesëmarrje rajonale, nuk do të ketë takime të tjera të radhës në Bruksel” , deklaron Hoxhaj.

Sido që të jetë, për udhëheqjen e re në Serbi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se do të bashkëpunojnë me Qeverinë e re të Serbisë dhe do të bëjnë përpjekje për të zgjeruar më tej bashkëpunimin.
XS
SM
MD
LG