Ndërlidhjet

Mali i Zi voton në zgjedhjet parlamentare


Mali i zi voton
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:26 0:00

Mali i zi voton

Qytetarët e Malit të Zi po votojnë në zgjedhjet parlamentare, në të cilat pritet të fitojë sërish partia që ka qenë më së gjati në pushtet në Ballkan.

Zgjedhjet e së dielës vijnë derisa shteti i vogël po kërkon anëtarësimin në BE dhe po lufton me rënien ekonomike.

Sondazhet e opinionit flasin se koalicioni qeverisës për një “Mal të Zi Evropian” është favorit për fitore dhe mund të marrë gjysmën e votave.

Një fitore e koalicionit mund të çojë në kthimin e kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviqit, në zyrën e kryeministrit.

Në rrugët e Podgoricës votuesit janë të ndarë në pro dhe kundër vazhdimit të pushtetit të njëjtë.

Slavko Zhivkoviq, jep arsyet se përse voton kundër koalicionit qeverisës.

“Njerëzit që janë në pushtet tash, kanë qenë në pushtet për një kohë të gjatë, qe 23 vjet. Ata janë të lidhur fuqishëm për pushtetin. Me fjalë të tjera, është shteti i tyre, iu përket atyre, nuk është shteti i Malit të Zi, por është shteti i tyre privat”, thekson Zhivkoviq.

Por, një banor tjetër i Podgoricës, Dimitrije Mitroviq, mbron Partinë Demokratike të Socialistëve.

“Duke marrë parasysh se ata (koalicioni për Malin e Zi Evropian, i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve) janë më me përvojë, janë më seriozë, ata do t’ia dalin të sigurojnë standarde më të mira jetese në katër vjetët e ardhshëm dhe do të sjellin prosperitet në Malin e Zi”, shprehet Mitroviq.

Gjukanoviq, i cili ka udhëhequr Malin e Zi si president apo kryeministër në shumicën e kohës në dy dekadat e fundit, e udhëhoqi shtetin e vogël ballkanik drejt pavarësisë nga Serbia në vitin 2006 dhe tani mbështet hyrjen e Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Koalicioni qeverisës fajësohet për nivelin e lartë të korrupsionit, si dhe për dështimin që ta ruajë nga rënia ekonomike vendin, që ka më pak se 700 mijë banorë.(a.i.)
XS
SM
MD
LG