Ndërlidhjet

Inkurajojnë reformat në sistemin e drejtësisë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Kosova do të jetë shembull i ndërtimit të një sistemi gjyqësor efikas dhe të pavarur, ka deklaruar të hënën, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një vizite të përbashkët me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar dhe përfaqësuesve vendorë te Pallatit i ri i drejtësisë i cili është në ndërtim e sipër.

Kryeministri i Kosovës, ka shprehur bindjen e tij se bashkë me infrastrukturën që është në ndërtim e sipër, gjyqësori do t’u nënshtrohet reformave të nevojshme që të jetë një shembull i mirë për gjithë rajonin.

Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
Do të vazhdojmë edhe me reformat në sistemin e drejtësisë dhe është fat që gjithë legjislacionin ne e nxjerrim në përputhshmëri me standardet evropiane. Prandaj, edhe objekti do të jetë i modelit dhe standardeve evropiane dhe kam besim të plotë që Kosova do të jetë shembull edhe në rajon”, është shprehur Thaçi.

Reformat në drejtësi dhe ndërtimi i Pallatit të ri, janë mbështetur nga Komisioni Evropian.

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar tha se investimet që Komisioni Evropian i bën në sistemin e drejtësisë në Kosovë tregojnë për përkushtimin që ka Brukseli për forcimin e sundimit të ligjit dhe reformat në këtë fushë.

Kjo dëshmon se sundimi i ligjit për Bashkimin Evropian është i rëndësishëm, kështu që ne jemi të përfshirë këtu jo vetëm me misionin e EULEX-it dhe projektet që ndërlidhen me sundimin e ligjit, por edhe ndërtimin e infrastrukturës”, ka thënë Zbogar.

Samuel Zbogar
Samuel Zbogar
Ai ka inkurajuar organet gjegjëse të ndërtojnë një sistem të pavarur e të pa ndikuar të drejtësisë i cili do të ishte më efikas dhe më efektiv.

Ndërkaq kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci tha se investimet që po bëhen në sistemin gjyqësor, do të ndikojnë në rritjen e efikasitetit të punës që si qëllim ka edhe rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në këtë sistem.

Do të bëjmë përpjekje maksimale që të arrijmë besimin e qytetarëve dhe një sistem gjyqësor dhe me një zhvillim dhe një reformë shumë më të mirë në të ardhmen”, theksoi Peci.

Në bazë të raporteve paraprake të progresit dhe së fundi edhe të studimit të fizibilitetit të Komisionit Evropian ku bëhen vlerësime për të arriturat dhe ngecjet në Kosovë, sistemi i drejtësisë, përfshi gjyqësorin dhe prokurorinë, mbetet në një shkallë shumë të ulët të zhvillimit.

Bazuar në këto raporte, gjyqësori mbetet ende i varur nga politika, kështu që investimet dhe reformat në këtë sektor shihen jo vetëm të rëndësishme, por edhe të domosdoshme për shtetin më të ri evropian.
XS
SM
MD
LG