Ndërlidhjet

Beograd: Mark Koshnjeti dënohet me dy vjet burgim


Ilustrim
Ilustrim
Gjykata e Lartë në Beograd i ka shqiptuar shtetasit kosovar, Mark Koshnjeti, dënimin prej dy vjetësh burgim, për shkak të, siç është thënë, “krimeve të luftës ndaj serbëve në Prizren”.

Gjykatësit serbë kanë thënë se Koshnjeti “më 19 qershor të vitit 1999, i armatosur me pushkë automatik, fillimisht ka kidnapuar dy serbë, për t’i detyruar më pastaj që të largohen në Serbi”.

Gjykata nuk ka pranuar ankesën e Koshnjetit, i cili ka mohuar akuzat.

Ai ndodhet në paraburgim në Serbi qysh në muajin prill, kur edhe është arrestuar nga policia serbe në vendkalimin kufitar të Merdares.

Autoritetet serbe kanë thënë se Koshnjeti ka qenë pjesëtar i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deklaratat e tilla janë hedhur poshtë nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë. (v.t.)
XS
SM
MD
LG