Ndërlidhjet

Rriten përpjekjet për arritjen e një armëpushimi në Lindje të Mesme


Luftimet vazhdojnë, bëhet përpjekje për armëpushim
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:20 0:00

Luftimet vazhdojnë, bëhet përpjekje për armëpushim

Përpjekjet për të siguruar një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit janë rritur, pas arritjes në rajon të sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton.

Ajo tha se është shumë e rëndësishme që të “qetësohet” konflikti.

Clinton tha se ajo ka arritur në Jerusalem me një mesazh të qartë nga presidenti Obama; për të dhënë një mbështetje të fortë dhe të patundur për të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur veten.

Duke bërë thirrje për ndalje të sulmeve me raketë në Izrael, Clinton tha se ajo do të punojë me të gjitha palët në rajon, përfshirë presidentin e Egjiptit, Mohamad Morsi, drejt sigurimit të një armëpushimi të qëndrueshëm.

Gjatë ditëve në vijim, SHBA do të punojnë me partnerët e vet këtu në Izreal dhe përreth rajonit, drejt një rezultati që e rritë sigurinë e njerëzve në Izrael, drejt përmirësimit të kushteve për njerëzit në Gaza dhe lëvizjes përpara drejt arritjes së paqes për të gjithë njerëzit e rajonit”, ka thënë Clinton.

Pas takimit me Clintonin, edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se e përkrahë një zgjidhje diplomatike, por shtoi se Izraeli do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për ta mbrojtur veten.

Nëse ekziston një mundësi e arritjes së një zgjidhjeje afatgjatë për këtë problem me mjete diplomatike, ne e preferojmë një gjë të tillë. Por nëse jo, unë jam i sigurt se ju e kuptoni që Izraeli do të ndërmarrë hapa të nevojshëm për ta mbrojtur veten”, ka thënë Netanyahu.

Shpresa për arritjen e një armëpushimi u pengua pasi Hamasi tha se marrëveshja e propozuar dhe e ndërmjetësuar nga Egjipti, e cila shpresohej se do të arrihej natën e së martës, është shtyrë për shkak se Izraeli nuk ka dhënë përgjigje ndaj propozimeve.

Ndërkohë, përderisa vazhdonin bisedimet, dhuna nuk ndalej.

Dy gazetarë që punonin për televizionin e Hamasit, Al-Aqsa, u vranë në veturën e tyre, gjatë një sulmi ajror nga Izraeli. Sipas zyrtarëve izraelitë, gazetarët e Hamasit kishin qenë të përfshirë në aktivitete ushtarake.

Shifra e palestinezëve të vrarë deri më tani ka arritur në më shumë se 130, përfshirë të paktën 54 civilë.

Më shumë se 800 njerëz në Gaza janë lënduar, përfshirë 220 fëmijë, njoftojnë zyrtarët shëndetësorë palestinezë.

Shifra e personave të vdekur në Izrael është rritur në 5, pasi një ushtar dhe një civil, i cili kryente punë kontraktuese për ushtrinë, u vranë të martën.

Analistët thonë se këto shifra do të mund të ishin më të larta po të mos ekzistonte sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit, i cili i ka ndalur shumicën e sulmeve.(v.k.)
XS
SM
MD
LG