Ndërlidhjet

Në veri – situatë e qetë, por e tensionuar


Autoritetet komunale dhe ato të rendit në Mitrovicë thonë se gjendja në pjesën veriore aktualisht është e qetë, por, sipas tyre, ajo mbetet e tensionuar pas incidenteve të djeshme.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se punët për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në lagjen “Kroi i Vitakut” do të vazhdojnë.

Punimet atje janë ndërprerë të enjten për shkak të tensioneve në mes të banorëve shqiptarë dhe serbë. Tensionet kanë pasuar një shpërthim pranë “Kroit të Vitakut”, pa pasoja në njerëz.

Punët në ‘Kroin e Vitakut’ do të vazhdojnë. Në ato pozicionet më të thella, ne do t’i japim mundësi KFOR-it dhe EULEX-it, por edhe Policisë së Kosovës, që të ndërmarrin masa për të bërë sigurime shtesë të punëtorëve që punojnë në ato objekte”, ka thënë Kastrati.

Punimet atje janë ndërprerë të enjten për shkak të tensioneve në mes të banorëve shqiptarë dhe serbë. Tensionet kanë pasuar një shpërthim pranë “Kroit të Vitakut” pa pasoja në njerëz.

Policia e Kosovës po ashtu ka thënë se situata në veri aktualisht është e qetë.

Incidente të tjera nuk kemi pasur as në lagjen ‘Kroi Vitakut’, por as në zonat e tjera të banuara me popullatë të përzier”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Ndryshe, Hoti ka deklaruar se nuk ka shtim të forcave të sigurisë, për dallim nga dita e djeshme.

Shtim të forcave nuk ka, gjatë ditës së djeshme ka pasur lëvizje, edhe njësitë e EULEX-it. të cilët kanë ardhur në vend të ngjarjes dhe kanë biseduar më banorët e përkatësisë serbe të cilët kanë qenë të tubuar. Por, gjatë ditës, defilojnë forca të ndryshme të sigurisë, përfshirë KFOR-in, EULEX-in, dhe pjesën me të madhe të Policisë së Kosovë nga stacioni veri dhe jug”, tha Hoti.

Veriu i Kosovës vazhdon të mbetet vatër tensionesh për shkak të kundërshtimit të autoritetit shtetëror nga serbët lokalë. Ditëve të fundit, atje janë shënuar edhe incidente të tjera.

Serbët kundërshtojnë rindërtimin e shtëpive të dëmtuara gjatë luftës, sikurse të atyre që janë në ndërtim e sipër, duke thënë se fuqi ekzekutive për këtë çështje në veriun e Kosovës ka misioni i Kombeve të Bashkuara në vend.
XS
SM
MD
LG