Ndërlidhjet

Dy muaj paraburgim për Limajn dhe të tjerët


Fatmir Limaj
Fatmir Limaj
Kryetari i trupit të përzier gjykues në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, Malcolm Simmons, ka shtyrë edhe për dy muaj paraburgimin për deputetin dhe nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, Naser Krasniqin, Nexhmi Krasniqin dhe Naser Shalën, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, avokati I Limajt, Tomë Gashi.

Masa e paraburgimit për deputetin Limaj dhe tre të tjerë të akuzuar, ka të bëjë me rastin e njohur si “Kleçka”, që ndërlidhet me akuzat për krime lufte.

Për këtë rast, Limaj dhe të tjerët ishin shpallur të pafajshëm gjatë një procesi paraprak gjyqësor, por ishte EULEX-i më pas që kërkoi rikthimin e gjykimit në Gjykatën Supreme.

Rihapjen e procesit EULEX-i e ka mbështetur në dëshmitë nga ditari i të cilësuarit si “Dëshmitarit X”, (tashmë i ndjeri Agim Zogaj).

Gashi, tha se gjykatësi arsyetoi paraburgimin për shkak të frikës nga ndërhyrja në prova, që do të shqyrtoheshin gjatë gjykimit të ardhshëm.

Avokati, hodhi poshtë këtë mundësi eventuale ndërhyrjeje, duke thënë se shtylla kurrizore e procesit janë dëshmitë e dëshmitarit X, tashmë të ndjerë, andaj dhe nuk ka pasur mundësi ndërhyrjeje.(a.i.)
XS
SM
MD
LG