Ndërlidhjet

Veturat e vjetra ndotin ambientin


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Gjatë vitit të kaluar në Kosovë janë importuar 20,613 vetura të vjetra deri në 13 vjet, thonë zyrtarë të Doganave të Kosovës.

Në anën tjetër, ekspertë të ambientit shprehin shqetësimin se lejimi i hyrjes se veturave të përdorura, ka ndikuar në masë të madhe në ndotjen e ambientit.

Zeqir Veselaj, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se sektori i transportit ka kaluar në pozicion e dytë, në aspektin e ndotjes se mjedisit, pas ndotjes që vjen nga sektori energjetikes për mes termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Unë nuk e di se qeveria kur e ka ndërmarr këtë hap, a ka analizuar të gjitha këto. Për mua si një ambientalit, ky (vendim) ka qenë një kthim prapa në drejtim të avancimit të standardeve mjedisore. Se pari ka të bëjë më shëndetin e qytetarit tonë, e pastaj të flasim për standardet e Bashkimit Evropian”, thekson Veselaj.

Çdo veturë sa më e vjetër që është, thotë Veselaj, shkarkimet ndotëse në ajër dhe problemet tjera lidhur më ndotjen i ka më të mëdha.

Ne e dimë se shumica e veturave që kanë hyrë në Kosovë, janë të fund viteve të 90-ta, të fillimit të viteve 2000, e që secila e ka një jetë gjatësi dyshifrore, që pritet se misionet shkarkuese në ajër, monoksid karbonin, toksidet e sulfurit, t'i kenë gjithmonë më të larta”, shprehet Veselaj.

Shtimi i importit të veturave të vjetra ka ardhur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës në vitin 2011 për zhdoganimin e veturave më të vjetra se 13 vjet.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës, thekson se krahasuar me vitin 2011, vitin e kaluar afër 2,000 vetura kanë hyrë më shumë në territorin e Kosovës.

Ndërsa, vlera totale e taksave për veturat e përdoruara të importuara gjatë 2012, sipas tij, arrin në 42 milionë euro apo mbi 5 milionë euro më tepër se 2011.

Sipas statistikave të Doganave në vitin 2012, kanë hyrë mbi 20 mijë vetura, apo 20,613 automjete, që në krahasim më vitin e kaluar paraqet një rritje prej afro 2,000 vetura. Në vitin 2011 kanë hyrë 18 711 automjete, kurse si bazë doganore në vitin 2012 ka qenë baza më e vogël sepse kufizimi i viteve ka qenë më i madh”, thekson Stavileci për Radion Evropa e Lirë.

Automjetet që mund të importohen në Kosovë, duhet të jenë të prodhuara në vitin 2000.

Në bazë të vendimit të qeverisë, sa më e vjetër të jetë vetura, akciza do jetë më e lartë.

Për veturat me kilometrazh 00 nuk do të ketë akcizë fare. Për veturat e prodhuara në vitin 2000, deri në 2.000 kubikë, qytetarët duhet të paguajnë akcizë prej 1.100 eurosh, mbi 2.000 kubikë - 1.500 euro, kurse mbi 3000 kubik duhet të paguhet 2,700 euro akcizë.
XS
SM
MD
LG