Ndërlidhjet

Ekonomi e "egër" e tregut


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Në Kosovë, duke filluar nga zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe shumë të tjerë, në parim të gjithë deklarohen për një ekonomi të lirë të tregut. Këtë model të ekonomisë Kosova e ka të rregulluar edhe në bazë të Kushtetutës.

Ky model, i cili parasheh zhvillimin ekonomik të vendit duke krijuar ambient të mirë për investime, ligjshmëri të standardeve ndërkombëtare, aplikim të plotë të ligjeve, konkurrencë të lirë, respektim të ndërmarrësisë së lirë dhe rritje ekonomike të nxitur nga sektori privat.

Por, në esencë, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike në Prishtinë, ndodh e kundërta.

Sipas tyre, fakti se në Kosovë ka barriera joformale, krim të organizuar, kontrabandë e korrupsion tregon qartë se sistemi ekonomik i Kosovës nuk është duke shkuar me parimet e ekonomisë së lirë të tregut.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Ismajl Kastrati thotë për Radion Evropa e Lirë se ekonomia e Kosovës më shumë i ngjanë një ekonomie të egër se sa një ekonomie të mirëfilltë të tregut.

Në parim të gjithë deklarohemi për një ekonomi të lirë të tregut duke filluar nga zyrtarët shtetërore e më poshtë por, në esencë nuk kemi ekonomi të lirë të tregut, sepse para së gjithash kjo ekonomi është më tepër ekonomi e egër e tregut, sesa e mirëfilltë e tregut. Problemi i dytë është se ka monopole; shpeshherë strukturat qeverisëse i mbrojnë bizneset e caktuara dhe problemi tjetër është se ka krim ekonomik, ka kontrabandë e cila normalisht e devalovojnë ekonominë e mirëfilltë të tregut”, bën të ditur Kastrati.

Duke iu referuar një raport të një Instituti Ekonomik në Gjermani, Kastrati tregon se në bazë të asaj analize të bërë nga ky institut rezulton se 1 dollarë i shmangur me korrupsion koston e ka 1.7 dollarë, ndërkaq çmimet e konsumit korrupsioni i rrit mesatarisht deri në 20 për qind.

Këto janë të dhëna të prekshme të cilat i kanë nxjerr institutet e përcaktuara dhe normalisht nisur nga kjo të gjitha këto probleme që paraqiten në tregun e lirë me funksionimin e ekonomisë në parimet e tregut të lirë e shtrenjtojnë çmimet për konsumatorë e vështirësojnë ekonominë vendore, në veçanti atë prodhuese dhe agrobiznesin dhe normalisht i largojnë investitorët e huaj direkt", thekson Kastrati.

Ai sugjeron që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë zbatimin e ligjeve të cilat janë bërë nga vetë ata dhe më pas janë miratuara nga Kuvendi i Kosovës, ta luftojë korrupsionin dhe krimin ekonomik dhe të heq dorë nga monopolet që paraqiten nga interesat e grupeve të caktuara ekonomike.

Politika e konkurrencës, vlerësojnë ekspertët e ekonomisë, është bazë e çdo ekonomie të tregut.

Ata theksojnë së ky kriter është i rëndësisë strategjike për proceset zhvillimore në Kosovë. Konkurrenca nga tregu i jashtëm dhe tregu i brendshëm, thonë ata, do të bëjë presion në ristrukturimin e ekonomisë sipas kritereve të efikasitetit.

Në anën tjetër, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini tregon se ekonomisë së Kosovës po i paraqiten mjaft barriera për të funksionuar si ekonomi e lirë e tregut.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë infrastruktura ligjore e Kosovës nuk është ndërtuar në bazë të ekonomisë së lirë të tregut.

Për shkak të infrastrukturës ligjore në Kosovë e cila nuk është ndërtuar në bazë të ekonomisë së tregut të lirë për arsyeje në Kosovë ende paguhet dogana për lëndë të parë, për teknologji për shërbime të ndryshme dhe p.sh Shqipëria ka hequr TVSH-në për lëndë të parë dhe teknologji, ndërsa tek ne paguajmë doganë dhe tatim mbi vlerën e shtuar, dhe atë në kufi”, shprehet Shahini.
XS
SM
MD
LG