Ndërlidhjet

Obama shkon në Rusi përkundër zhgënjimit për Snowdenin


Barack Obama
Barack Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka konfirmuar se ai do të marrë pjesë në samitin G20 në Rusi, por tha se është i “zhgënjyer” që Moska po e strehon ish-kontraktorin e inteligjencës amerikane në ikje, Edëard Snoëden,që ka zbuluar informacione të fshehta për media.

Uashingtoni kërkon që Erdëard Snoëden, ish-kontraktor i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës, i akuzuar për spiunim për zbulimin e programeve të fshehta monitoruese të Shteteve të Bashkuara, të shkallës së gjërë, në Internet dhe në sistemin telefonik, të paraqitet para gjykatës në Amerikë.

Në programin “Tonight Shoë ëith Jay Leno” të rrjetit televiziv NBC, presidenti amerikan, Barack Obama, tha se rasti Snoëden i thekson vështirësitë në marrëdhëniet me Rusinë.

“Isha i zhgënjyer, pasi megjithëqë ne nuk kemi marrëveshje për ekstradim me ata, tradicionalisht ne jemi përpjekur të respektojmë atë se nëse ekziston ndonjë shkelës i ligjit ose ndonjë shkelës i dyshuar i ligjit në vendin e tyre, ne e vlerësonim atë dhe ne përpiqeshim të punojmë me ta. Ata këtë nuk e bëjnë me ne. Në një mënyrë, ky është reflektim i disa sfidave të theksuara, që ne i kemi pasur me Rusinë, kohëve të fundit”, tha Barack Obama.

Javën e kaluar, Rusia i dha Edëard Snoëdenit azil për një vit. Ai ishte i bllokuar në aeroportin Sheremetyevo në Moskë, prej 23 Qershorit, kur ai arriti në Rusi nga Hong-Kongu.

Gjatë paraqitjes së tij në televizion, të martën vonë, Obama tha se pikëpamja ndërkombëtare e Rusisë, ndonjëherë ishte e ngulitur në të kaluarën.

“Pra, atje ka ende shumë biznese që ne i bëjmë me ta, por ka pasur kohë ku ata kthehen parapa në mendimin e Luftës së Ftohtë dhe mentalitetin e Luftës së Ftohtë. Ajo që unë në mënyrë të vazhdueshme ua them atyre dhe ajo që unë ia them presidentit Putin, është se kjo ishte periudhë e së kaluarës dhe ne duhet të mendojmë për të ardhmen, dhe nuk ka arsye përse ne nuk mund të jemi të gatshëm për bashkëpunim më efektiv se ai që ne e bëjmë”, tha Barack Obama.

Presidenti i Shteteve Bashkuara, Barack Obama, ka konfirmuar se ai do të marrë pjesë në samitin G20 në Shën Petersburg në Rusi, këtë vjeshtë. Shtëpia e Bardhë thotë se Obama nuk planifikon të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë gjatë samitit të G20, duke thënë se ky takim "nuk ka kuptim në rrethanat aktuale".

Unë do të shkoj atje. Do të shkoj pasi samiti G20 është forumi kryesor ku ne bisedojmë për ekonomi, për ekonominë botërore, me të gjitha fuqitë ekonomike kryesore në botë. Pra, kjo nuk është diçka që i takon vetëm Rusisë. Ata janë mikpritës këtë vit, por për ne është e rëndësishme, si ekonomia udhëheqëse në botë, të jemi të sigurt se ne jemi atje”, tha Barack Obama.

Presidenti amerikan, po ashtu, e ka kritikuar Rusinë lidhur me legjislacionin aktual, me të cilin penalizohet përhapja e informacioneve për homoseksualitetin ndër të rijnë, për të cilin kritikët thonë se mund ta legjitimoj diskriminim e gjerë.

Kur kemi të bëjmë me të drejtat universale, kur kemi të bëjmë me liritë themelore të njerëzve, pra nëse ju jeni të diskriminuar në bazë të racës, religjionit, gjinisë, ose orientimit seksual, ju e shkelni moralitetin bazë, për të cilin unë mendoj se kjo duhet të vlejë për secilin vend. Nuk kam durim për vendet që përpiqen që personat homoseksualë apo lesbike apo trans-seksualë, t’i trajtojnë në mënyra, që ata i keqtrajtojnë ose janë të dëmshme për ta”, tha Barack Obama.

Megjithatë, presidenti amerikan Barack Obama, u shpreh se Moska ishte bashkëpunuese me Uashingtonin në disa çështje, përfshirë Afganistanin dhe përpjekjet kundër terrorit, pas sulmit me bombë në Maratonën e Bostonit. (f. bujupi)
XS
SM
MD
LG