Ndërlidhjet

Korrupsioni - jo perceptim, por realitet


Perceptimi është një indikator i rëndësishëm në identifikimin e ndonjë dukurie në vend, thonë sociologë kosovarë.

Sipas tyre, perceptimet publike kanë një rol shumë të rëndësishëm në hulumtimet e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, sepse ato krijohen për mes përvojave personale.

Edhe perceptimet në raportin e fundit të publikuar nga Gallup se rreth 90 për qind e kosovare besojnë se në qeveri ka korrupsion, janë reale, sepse qytetarët reflektojnë atë që ndjejnë dhe përjetojnë, thotë sociologu Shemsi Reçica.

Gallup është kompani hulumtuese me seli në Uashington

Në shoqërinë kosovare, ndërkaq perceptimet janë më bindëse, vlerëson Reçica, duke shtuar se shoqëria kosovare është një komunitete i vogël në krahasim më vendet tjera të Evropës dhe botës.

Këtu njerëzit njihen në mes tyre komunikojnë, informimi i tyre më tepër është gojor dhe përcillet, sesa rezultat i përvojës se drejtë për drejtë. Por, perceptimet formohen edhe përmes përvojës së drejtpërdrejtë. Kur kemi parasysh se gati të gjithë njerëzit në Kosovë njihen në një mënyrë apo tjetër, perceptimet dalin krejtësisht reale dhe duhet t'i besohet atyre”, shprehet Reçica.

Edhe sociologu tjetër, Shemsi Krasniqi, thotë se perceptimi e matë shkallën e korrupsionit, por edhe të ndonjë dukurie tjetër.

“Perceptimi është një indikator i rëndësishëm në identifikimin e ndonjë dukurie, sepse po mos të ekzistojë ajo dukuri, edhe qytetarët do të përgjigjen se nuk ka dëgjuar kurrë, ose nuk kanë parë. Perceptimi në një mënyrë e matë edhe shkallën e korrupsionit, është një lloji matje si indirekte"
, thekson Krasniqi.

Korrupsioni politik në Kosovë, thotë Reçica, nuk është vetëm çështje perceptimi, por është realitet, sepse sipas tij, ky korrupsion jo vetëm që ekziston, por është rrezik që të kalojë në tërë shoqërinë.

Korrupsioni ka aq përmasa të mëdha këtu, sa që nuk ka mbetur sferë e jetës shoqërore pa u korruptuar. Edhe rreziku më i madh është që korrupsioni po depërton në shoqëri, jo vetëm në sfera të caktuara, ku njeriu mund të korruptohet dhe të ketë përfitime".

"Mirëpo, nëse korrupsioni vazhdon me këtë trend, rreziku ekziston se në një të ardhme ndoshta jo shumë të largët të bëhet si shoqëroi e korruptuar, dhe pastaj do të jetë problem luftimi i korrupsionit”, thekson Reçica.

Ndryshe, disa qytetarë konsiderojnë se korrupsioni në institucionet vendore tejkalon perceptimet e qytetarëve.

Pensionisti Abdullah Veseli, thotë:

Unë mendoj se korrupsion ka prej qeverisë e te poshtë. Pak flitet sa ka korrupsion”, thotë Veseli.

Prania e korrupsionit në vend nuk është çështje perceptimi por realitet, thotë një qytetar tjetër më emrin Arsim.

Nuk është perceptim por realitet. Shiko pasurinë e zyrtarëve qeveritarë, të Kuvendit, udhëheqësve të ndërmarrjeve publike. Kjo tregon realitetin e korrupsionit”, shprehet Arsimi.

Sociologët, thonë se perceptimet për nivelin e korrupsionit duhet të vënë në lëvizje autoritetet kompetente për të ndërtuar politika për të luftuar këtë fenomen, ndërsa qytetarët nuk duhet t’i heshtin rastet korruptive.
XS
SM
MD
LG