Ndërlidhjet

SHBA-ja e përkushtuar për integrimin e Maqedonisë


Presidenti Gjorgje Ivanov nw takim me zëvendësndihmëssekretarin amerikan Hoyt Brian Yee.
Presidenti Gjorgje Ivanov nw takim me zëvendësndihmëssekretarin amerikan Hoyt Brian Yee.

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, po qëndron në Maqedoni në një vizitë dyditore.

"Jemi të interesuar ta ndihmojmë Maqedoninë në përpjekjet e saj për të realizuar qëllimin rreth procesit të integrimit", deklaroi zëvendësndihmëssekretari amerikan, Hoyt Brian Yee, pas takimit që ka realizuar me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, me ç’rast i ky i fundit nuk është prononcuar për mediat.

Diplomati i lartë amerikan tha se gjatë të takimeve të së hënës me krerët shtetërorë, si dhe liderët e partive politike në Maqedoni, është përqendruar në kapërcimin e sfidave për realizuar qëllimin e Maqedonisë lidhur me integrimin në strukturat euroatlantike, përfshirë dhe kontestin e emrit që ka vendi me fqinjin e vet jugor.

“Siç e dini bëhet fjalë për një problem, i cili zgjat me vjet. Kishte shumë përpjekje në këtë drejtim për ta zgjidhur dhe njëkohësisht janë dhënë disa propozime”.

“Për t`u arritur një kompromis nevojitet që të dyja palët të demonstrojnë fleksibilitet. Nevojitet një hapësirë për kompromis dhe tani është e nevojshme që të gjitha palët relevante në vend të punojnë bashkërisht me qëllim që të përcaktohen kombinimet dhe masat, përmes së cilave do të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët”.


Kam jetuar tre vjet në Selanik, mendoj se qytetarët e Greqisë e kuptojnë rëndësinë e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit ndërkufitar, përfshirë edhe Maqedoninë. Mendoj se në Greqi ka vullnet për gjetjen e zgjidhjes dhe është përgjegjësi e secilit të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjes”, u shpreh Brian Yee.

I pyetur se si e sheh mundësinë e mbajtjeve të parakohshme parlamentare, zëvendësndihmëssekretari amerikan, Hoyt Brian Yee, deklaroi se për këtë çështje nuk vendosin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo përgjegjësi për të vendosur, iu takon elitave politike të vendit.

“Kur bëhet fjalë për zgjedhje, më duhet të theksoj se kjo është çështje, për të cilën duhet të vendosë Qeveria juaj, qytetarët dhe liderët partiakë, dhe jo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithçka që mund të them rreth zgjedhjeve është se cilido vendim që do të merret, SHBA-ja shpreson se ai vendim të jetë në shërbim të avancimit të euro-integrimeve dhe në shërbim të përpjekjeve për anëtarësim në NATO”, tha ai.

Ndryshe, zyrtari i lartë i administratës amerikane, gjatë qëndrimit në Shkup, të hënën fillimisht u takua me presidentin Gjorgje Ivanov, ndërsa më pas me ministrin e Jashtëm, Nikolla Popovski. Asnjëri nga zyrtarët e shtetit të Maqedonisë nuk janë prononcuar për mediat, por vetëm përmes komunikatave kanë informuar lidhur me takimet, duke mos dhënë detaje të agjendës së bisedimeve.

Dikasteri i diplomacisë Maqedonase përmes një komunikate me shkrim ka njoftuar se ministri Nikolla Popovski, e ka informuar zëvendësndihmëssekretarin amerikan për çështje evropiane dhe euroaziatike, për zhvillimet e brendshme dhe të jashtme të vendit, si dhe për procesin e reformave dhe aktiviteteve që ka ndërmarrë Qeveria, me qëllim të, siç thuhet, integrimit të shpejtë në NATO dhe BE.

Ndërsa, nga kabineti i presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, theksohet se gjatë takimit të së hënës me zotin Yee, janë shkëmbyer mendime për çështje të shumta aktuale, me theks të veçantë pritjet për mbështetjen e mëtejshme të SHBA-së në planin e integrimeve euroatlantike.

Edhe liderët e partive politike të cilët janë takuar me

Zyrtari i lartë amerikan gjithashtu pati takime edhe me liderë të partive politike si Zoran Zaev nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, dhe Ali Ahmeti nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ndërkaq, nga kabineti i liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, bëhet e ditur se Ali Ahmeti, nga zyrtari i lartë amerikan ka kërkuar inkuadrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rolin e ndërmjetësuesit për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Bëhet e ditur se Ali Ahmeti, gjatë takimit në fjalë, theksoi se tani është koha për një ndërhyrje serioze të komunitetit ndërkombëtar, të prirë nga SHBA-ja, sepse palët janë shumë afër zgjidhjes së kontestit duke marrë parasysh që propozimi i fundit i ndërmjetësit Metju Nimic përfshin emrin Maqedoni dhe nuk cenon as identitetin dhe gjuhën e komunitetit maqedonas.

Ndërkaq, lideri i opozitës maqedonase, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, Zoran Zaev, është përqendruar në kontributin konstruktiv të opozitës në procesin euro-integrues duke e njoftuar zotin Hoyt Yee për gjendjen aktuale politike në Maqedoni, nga prizmi i kësaj partie.

Në shoqërinë e ambasadorit amerikan në Shkup, Poll Vollers, është paralajmëruar se Hoyt Yee, do të takohet dhe me përfaqësuesit e mediave në vend dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare.
XS
SM
MD
LG