Ndërlidhjet

Tre shqiptarë të arrestuar nën dyshimet për sulm terrorist


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Dy qytetarë të Shqipërisë dhe një nga Kosova janë arrestuar nga autoritetet turke, nën dyshimin se kanë vrarë të enjten tre persona dhe kanë plagosur pesë të tjerë në provincën Nigde të Turqisë, njoftojnë mediat turke, duke cituar Ministrinë e Brendshme të Turqisë.

Një ushtar turk, një pjesëtar i policisë turke dhe një ngasës kamioni, thuhet të jenë vrarë në një postbllok, derisa taksia me të cilën po udhëtonin sulmuesit e dyshuar po i nënshtrohej kontrollit.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë ndërkaq ka mohuar që në mesin e të arrestuarve kishte shtetas nga Shqipëria.

Mediat turke kanë cituar ministrin e brendshëm turk, Efkan Ala, të ketë thënë se ata mund të jenë anëtarë të formacioneve të ndërlidhura me Al-Qaedan, që veprojnë në Siri.
Pas arrestimit, autoritetet turke thonë se kanë konfiskuar shtatë granata, tre kallashnjikovë, tri bajoneta dhe dy shurdhues armësh.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka cilësuar incidentin si “sulm të egër terrorist”.

Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion zyrtar mbi përfshirjen e mundshme të një shtetasi nga Kosova në këtë sulm.

Qytetari nga Kosova thuhet se është 23 vjeç dhe ka inicialet Ç. R. (a.v.)
XS
SM
MD
LG