Ndërlidhjet

Live Blog: PDK fiton shumicën e votave

- Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 8 qershor. Ndonëse në një konkurrencë më të ashpër me partitë opozitare, duket se mungesa e një fronti opozitar dhe garimi i opozitës si parti veç e veç e ka ndihmuar PDK-në e Hashim Thaçit që sërish t'i fitojë zgjedhjet parlamentare, duke marrë kështu edhe rastin për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

- Para se KQZ të publikonte rezultatet preliminare, PDK ka shpallur fitoren e saj.

- Diku nga mesnata Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e parë kremtues me simpatizantët e saj në Prishtinë. Aty lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka ri-theksuar se partia e tij i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Ai ka lavdëruar procesin dhe ka shprehur besimin se këto zgjedhje do të vlerësohen me notë të lartë edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
06:49 8.6.2014
Mirëmëngjes nga ekipi i Radios Evropa e Lirë. Në këtë blog lexues të nderuar do të mund të ndiqni të gjitha zhvillimet mbi procesin e sotëm zgjedhor në Kosovë.

Nëse dëshironi edhe ju të jeni pjesë e kësaj platforme, na kontaktoni në Twitter dhe Facebook.

Na ndiqni!
07:10 8.6.2014
Mbi 1 milion e 782 mijë qytetarë me të drejtë vote do të kenë sot mundësinë që të votojnë për subjektin e tyre të preferuar dhe pesë kandidatët për deputetë në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
07:14 8.6.2014
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se nga ora 07:00 e mënegjesit deri në 19:00 të mbrëmjes do të hapen 798 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 374 vendvotime.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
07:31 8.6.2014
Për mbarëvajtjen e procesit, nga aspekti i sigurisë është angazhuar Policia e Kosovës.

Ndërkaq për shkak të specifikave të veçanta në veriun e Kosovës, ajo do të ndihmohet edhe nga policia e EULEX-it si dhe nga forcat paqeruajtëse të KFOR-it.

Gjithashtu, edhe organizimi i zgjedhjeve, sado që bëhet sipas ligjeve të Kosovës dhe rregullave të KQZ-së, në veri do të përkujdeset misioni i OSBE-së.
Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG