Më 1 shkurt 2013, Hillary Clinton i jep fund angazhimit të saj si sekretare amerikane e shtetit, e 67-ta me radhë. Nga ky post largohet me vlerësime të larta dhe, sipas presidentit amerikan, Barack Obama, me merita për ritkhimin e imazhit të dikurshëm të Shteteve të Bashkuara në botë. Radio Evropa e Lirë i hedh një vështrim katër viteve të zonjës Clinton si sekretare shteti, gjatë të cilave ajo vizitoi 112 shtete dhe udhëtoi afërsisht 1,6 milionë kilometra.
Katër vjet sekretare: 112 shtete dhe 1.6 milionë km
1
Hillary Clinton me të shoqin, ish presidentin amerikan, Bill Clinton, dhe vajzën e tyre, Chelsa, duke dhënë betimin si sekretare amerikane e shtetit, në Departamentin Amerikan, Washington, 2 shkurt 2009.
2
Hillary Clinton dhe Barack Obama, 2008...
3
Për katër vitet e saj si sekretare shteti zonja Clinton thotë: “Pjesë e punës sime fare në fillim ishte të vizitoj botën dhe të rikthej besimin në lidershipin amerikan”.
4
Hillary Clinton me të bijën, Chelsea, derisa përgatitej për të dëshmuar në seancën e konfirmimit të saj në Senatin e Shteteve të Bashkuara, janar 2009...