Më 1 shkurt 2013, Hillary Clinton i jep fund angazhimit të saj si sekretare amerikane e shtetit, e 67-ta me radhë. Nga ky post largohet me vlerësime të larta dhe, sipas presidentit amerikan, Barack Obama, me merita për ritkhimin e imazhit të dikurshëm të Shteteve të Bashkuara në botë. Radio Evropa e Lirë i hedh një vështrim katër viteve të zonjës Clinton si sekretare shteti, gjatë të cilave ajo vizitoi 112 shtete dhe udhëtoi afërsisht 1,6 milionë kilometra.
Katër vjet sekretare: 112 shtete dhe 1.6 milionë km
5
Hillary Clinton dhe Madeleine Albright, gjithashtu ish sekretare amerikane e shtetit, në kohën kur president ishte bashkëshorti i zonjës Clinton, Bill Clinton.
6
Sekretarja amerikane e shtetit, duke vënë buzëkuq derisa po bisedonte me presidentin turk, Abdullah Gyl, në fillim të takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, 23 shtator 2010.
7
Hillary Clinton dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke qeshur, në një adresim para mediave, në Departamentin Amerikan të Shtetit, 7 qershor 2011.
8
Hillary Clinton duke u përshëndetur miqësisht me ministrin e jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, gjatë një takimi midis tyre në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara, më 9 qershor 2011.