Ndërlidhjet

Maqedonia ka kapacitet për 2 mijë migrantë në ditë


Treni për në Serbi, 28 gusht 2015
Treni për në Serbi, 28 gusht 2015

Pas paralajmërimeve të Komesariatit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, UNHCR, për rritjen e fluksit të refugjatëve, të cilët mbërijnë në Maqedoni nga viset e prekura nga lufta në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, autoritetet maqedonase thonë se kanë shtuar angazhimet për përforcimin e kapaciteteve në kampin e Gjevgjelisë afër kufirit me Greqinë.

Aty migrantët pajisen me dokumentacionin përkatës për të kaluar tranzit vendin, brenda 72 orësh, siç është e përcaktuar me ligj.

Ministri i Punëve të Brendshme në qeverinë e Maqedonisë, Mitko Çavkov, për mediat është shprehur se Maqedonia ka kapacitet që benda ditës të pranojë maksimum 2000 migrantë; 1000 migrantë mund t'i transferojë në mënyrë të oganizuar në kufirin verior me Serbinë me tren dhe 1000 të tjerët me atobusë.

“Nëse Greqia vendos të lëshojë 5 mijë migrantë në ditë të hyjnë në Maqedoni, në atë rast 3 mijë prej tyre nuk do të mund të kenë transport të organizuar dhe në këtë rast mund të rikthehet kriza në pjesën e kufirit Maqedoni - Greqi”, është shprehur zoti Çavkov.

Por, organiztat joqeveritare dhe aktivistët, të cilët veprojnë në teren për të orfuar ndihmë për migrantët thonë se kriza në Maqedoni krijohet në mënyrë artificiale.

Mirjana Najçevska, aktiviste për të drejtat e njeriut, konsideron se problemi rreth krizës së migrantëve mbetet trajtimi i tyre për aq kohë sa qëndrojnë në Maqedoni.

Najçevska thotë se janë të pakuptimta arsyetimet e autoriteteve shtetërore se Maqedonia e ka vështirë të menxhojë situatën e migrantëve, nëse brenda ditës hyjnë më shumë se 2 mijë migrantë.

Kjo për faktin se, sipas saj, në fund të viteve të 90'ta, Maqedonia dëshmoi se mund t`ia dalë, madje duke qenë edhe nikoqire e rreth 300 mijë refugjatëve dhe duke u ofruar ndihmë adekuate.

“Apsolutisht mendoj se në mënyë artificiale krijohet problemi, përkatësisht kriza e migrantëve. Besoj se Maqedonia si shtet vërtetë nuk ka hartuar një strategji konkrete pë menaxhimin e situatës me refugjatët ose për qëllime të caktuara krijon iluzion se nuk disponon me kapacitete, që të ballafaqohet me një problem minor, siç është çështja e transferimit të migrantëve nga pjesa jugore e kufirit me Greqinë në pjesën veriore të kufirit me Serbinë”, thekson Mirjana Najcevska.

Ndryshe, sipas të dhënave të MPB-së, në dy muajt e fundit në territorin e Maqedonisë kanë kaluar tranzit mbi 50 mijë migrantë, kryesisht nga Siria.

XS
SM
MD
LG