Ndërlidhjet

Migrantët kërkojnë rrugë të reja


Refugjatët në “tokën e askujt”
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:42 0:00

Refugjatët në “tokën e askujt”

Qindra migrantë kanë kaluar natën në kufirin e mbyllur midis Hungarisë dhe Serbisë.

Mediat serbe thonë se autobusët po bëhen gati të nisen drejt Kroacisë, pasi migrantët planifikojnë të kalojnë në Slloveni, Austri dhe në fund në Gjermani.

Ka po ashtu raporte se Rumania mund të bëhet një rrugë e re drejt Bashkimit Evropian.

Në përpjekje për të ndaluar migrantët, Hungaria ka mbyllur tërësisht kufirin me Serbinë, duke ngritur gardh me tela dhe duke vendosur kordonë policorë.

Mbi gjysmë milioni migrantë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë kaluar kufirin e Bashkimit Evropian këtë vit.

Ministrat e Brendshëm të BE-së pritet të mblidhen në një takim urgjent më 22 shtator, për të diskutuar krizën.

Shtetet lindore të bllokut, si Hungaria, Çekia, Sllovakia, kundërshtojnë planin e Komisionit Evropian për shpërndarjen e migrantëve në bazë të kuotave të detyrueshme.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vendi i së cilës është destinacioni kryesor për migrantët, ka kërkuar veprim të përbashkët.

XS
SM
MD
LG