Ndërlidhjet

Reagon Kuinti - dënon dhunën, mbështesin Policinë e Kosovës


Pamje nga protesta e 18 nëntorit
Pamje nga protesta e 18 nëntorit

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dënojnë përdorimin e vazhdueshëm të dhunës për arritjen e qëllimeve politike.

Këto ambasada të akredituara në Kosovë, bëjnë thirrje për respektimin e sundimit të ligjit, procedurave demokratike dhe normave ndërkombëtare.

“Dhuna politike është e papranueshme dhe dëmton interesat e qytetarëve të Kosovës dhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Ajo nuk i sjell dobi askujt”, thuhet në deklaratën e përbashkët, të cilën e ka dërguar Ambasada Amerikane në Prishtinë.

“Ne përgëzojmë Policinë e Kosovës për profesionalizimin dhe theksojmë rëndësinë që ka bindja ndaj ligjit nga ana e të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh rangun apo pozitën”, theksohet në këtë deklaratë.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë përcjellë nga afër zhvillimet e fundit në Kuvend, por edhe jashtë institucioneve dhe në vazhdimësi kanë kërkuar që mosmarrëveshjet të zgjidhen me dialog dhe jo me dhunë.

Kohëve të fundit nuk ka munguar edhe retorika politike që ka kritikuar sjelljet e opozitës, sidomos pas përdorimit të gazit lotsjellës dhe gjësendeve tjera në Kuvend dhe dhunës ndaj institucioneve dhe policisë në rrugët e Prishtinës.

XS
SM
MD
LG