Ndërlidhjet

Të akuzuarit për terrorizëm dalin në mbrojtje të luftës në Siri


Militant i grupit Shteti Islamik
Militant i grupit Shteti Islamik

Vazhdon gjyqi ndaj të akuzuarve se kanë rekrutuar dhe kanë nisur luftëtarë shqiptarë drejt Sirisë.

I pandehuri Fadil Myslimani, nga salla e gjyqit, doli për herë të parë në mbrojtje dhe mbështetje të grupit militant Shteti Islamik në Siri e Irak.

Në sallën e gjyqit, ai filloi leximin e një letre të shkruar me dorë, duke mbrojtur "luftën e shenjtë", sipas tij, "të luftëtarëve të IS-it në Lindjen e mesme".

Ai tha se Shqipëria është e pushtuar dhe "vetëm ushtarët e ISIS-it do ta çlirojnë këtë vend".

Në fjalën e tij, ai kërkoi nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke e etiketuar si “piktori mason”, të mos e ngacmojë ISIS-in, pasi ata, siç u shpreh Myslimani, "nuk vjedhin, por qeverisin me ligjet e Allahut dhe jo ligjet e Amerikës, NATO-s, OSBE-së e BE-së".

Në sallë nuk munguan tensionet dhe akuzat në drejtim të Prokurorisë, shtetit si dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Genc Balla, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së Re, i dyshuar si organizatori i dërgimit të besimtarëve mysliman në Siri, akuzoi komunitetit mysliam si të kapur nga shteti.

Ai tha se Komunitetit Mysliman Shqiptar ka shkelur ligjin e Islamit duke pranuar fe të tjera.

Drejtuesit e Komitetit Mysliman të Shqipërisë janë të paligjshëm e hipokrit,pasi kanë devijuar nga rruga e vërtetë e islamit”, theksoi Balla.

Ndërsa, i ashpër ka qenë reagimi i Gert Pashjas, i cili pasi kërkoi të njihet me një vendim përgjimi i zhvilluar gjatë fazës së hetimit, e grisi atë duke e hedhur në mes të sallës.

Ai tha se "heshtja e besimtarëve mysliman dhe heshtja e e tyre, ka një kuptim".

Sipas tij, pas mbarimit të procesit gjyqësor janë ata që do të veprojnë dhe do të triumfojnë.

Pashja tha se "nuk i tremb burgu, litari apo vdekja duke e cilësuar trupin gjyqësor dhe prokuroren si armiqtë e Allahut".

Pas këtyre fjalëve, i pandehuri Pashja u largua nga salla e gjyqit duke detyruar togat e zeza të ndërpresin seancën për të vazhduar më 15 dhjetor, me marrjen në pyetje të të pandehurve.

Pas deklaratës së imamit të vetëshpallur të xhamisë së Unazës së re në Tiranë, Genc Balla, imami i Xhamisë pranë Urës së Tabakëve, Elvis Naçi, tha se Komunitetit Mysliman është i hapur për të diskutuar me këdo që ka një mendim ndryshe.

Por, teologu e ka ndjerë kërcënimin e mendimit radikal, prandaj Xhaminë pranë Urës së Tabakëve ka vendosur ta ruajë me polici private.

Sipas tij, institucionet duhet ta rregullojnë me ligj edhe veprimtarinë në xhamitë që Komuniteti Mysliman nuk i ka nën juridiksion, ndonëse shprehet se shifra e referuar nga Shërbimi Informativ nuk është e saktë.

XS
SM
MD
LG