Ndërlidhjet

Kuvendi mblidhet në seancë me tensione politike


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në një seancë plenare, por e cila sërish është paralajëmruar se do të bllokohet nga partitë opozitare. Seanca është thirrur të fillojë në orën 10:00 dhe ka 21 pika në rendin e ditës.

Ndërsa është paralajmëruar bllokimi i kësaj seance, opozita ka paralajmëruar se nëse partitë në pushtet do të provojnë të zgjedhin presidentin e ri, ku kandidat për këtë post është lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, protestat do të shtrihen edhe në rrugët e Prishtinës.

Zgjedhja e presidentit, nuk është në rendin e ditës, andaj kjo pikë mund të iniciohet vetëm si seancë e jashtëzakonshme.

Që nga 25 gushti i vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës, përjashtuar seancat solemne në të cilat kanë marrë pjesë personalitete ndërkombëtare, nuk ka arritur të zhvillojë asnjë seancë nën rrethana e kushte normale.

Përplasjet e ashpra në raportet ndërmjet pushtetit dhe opozitës kanë filluar që nga nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë, në Bruksel, më 25 gusht të vitit të kaluar, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Qeveria e Kosovës nënshkroi më pas një marrëveshje edhe me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare. Të dy këto marrëveshje, u bënë shkas i protestave të opozitës si brenda Kuvendit ashtu edhe nëpër rrugët e Prishtinës dhe qyteteve tjera.

Tani kërkesat e vetme të opozitës janë dorëheqja e qeverisë, shpërndarja e Kuvendit dhe caktimi i datës për zgjedhjet e parakohshme.

Përderisa partitë në pushtet, po planifikojnë të procedojnë me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, ku për kandidat kanë liderin e Partisë Demokratike, Hashim Thaçi.

Tensionet politike po përcillen nga afër edhe nga faktori ndërkombëtar i cili në vazhdimësi po bën thirrje për dialog dhe përmbajtje nga aktet e dhunës.

XS
SM
MD
LG