Ndërlidhjet

Një projekt i veçantë kushtuar migrantëve

Një barkë me migrantë duke iu afruar ishullit grek të Lesbosit.Përveç numrit të madh të njerëzve, Lesbos po përpiqet që të përballet edhe me gomat e gomoneve të shkatërruara.
1/15 Një barkë me migrantë duke iu afruar ishullit grek të Lesbosit.Përveç numrit të madh të njerëzve, Lesbos po përpiqet që të përballet edhe me gomat e gomoneve të shkatërruara.
Dy vullnetare holandeze po i kthejnë gomonet në çanta të shpinës, për migrantët e izoluar në ishullin grek Lesbos.
Anijet e gomës shkatërrohen posa arrijnë në ishull. Jelekët e gomës gjithashtu mund të gjenden gjithkund nëpër plazha.
2/15 Anijet e gomës shkatërrohen posa arrijnë në ishull. Jelekët e gomës gjithashtu mund të gjenden gjithkund nëpër plazha.
Dy vullnetare holandeze po i kthejnë gomonet në çanta të shpinës, për migrantët e izoluar në ishullin grek Lesbos.
Në kampin e refugjatëve në Moria, materiali i mbledhur nga anijet e gomës është prerë me përmasa të caktuara. Lesbos mund të jetë fundi i rrugës për disa prej migrantëve në kamp, por dy femra të reja holandeze kanë dalë me një ide për të ricikluar mbetjet e kësaj krize dhe për t’i inspiruar migrantët e rinj.
3/15 Në kampin e refugjatëve në Moria, materiali i mbledhur nga anijet e gomës është prerë me përmasa të caktuara. Lesbos mund të jetë fundi i rrugës për disa prej migrantëve në kamp, por dy femra të reja holandeze kanë dalë me një ide për të ricikluar mbetjet e kësaj krize dhe për t’i inspiruar migrantët e rinj.
Dy vullnetare holandeze po i kthejnë gomonet në çanta të shpinës, për migrantët e izoluar në ishullin grek Lesbos.
Fillimisht, një vullnetar tregon se si përdoret ky material. Kjo ishte hera e parë për shumicën e migrantëve të rinj që punojnë me mjete e materiale të tilla.

4/15 Fillimisht, një vullnetar tregon se si përdoret ky material. Kjo ishte hera e parë për shumicën e migrantëve të rinj që punojnë me mjete e materiale të tilla.

Dy vullnetare holandeze po i kthejnë gomonet në çanta të shpinës, për migrantët e izoluar në ishullin grek Lesbos.
Për ata që kanë forcë të mjaftueshme, është një proces shumë i kënaqshëm.
5/15 Për ata që kanë forcë të mjaftueshme, është një proces shumë i kënaqshëm.
Dy vullnetare holandeze po i kthejnë gomonet në çanta të shpinës, për migrantët e izoluar në ishullin grek Lesbos.
Raida Matar, 13 vjeçare, një refugjate nga Iraku, ishte e impresionuar nga fuqia e krijueses holandeze, Floor Nagler, 24 vjeçare.

6/15 Raida Matar, 13 vjeçare, një refugjate nga Iraku, ishte e impresionuar nga fuqia e krijueses holandeze, Floor Nagler, 24 vjeçare.

Dy vullnetare holandeze po i kthejnë gomonet në çanta të shpinës, për migrantët e izoluar në ishullin grek Lesbos.
Floor, një studente 24 vjeçare e tekstilit, është udhëheqëse e punëtorisë që i mëson migrantët se si t’i punojnë këto çanta nga materiali i barkave. Këtë projekt ajo po e realizon bashkë me shoqen e saj, Didi Aaslund.
7/15 Floor, një studente 24 vjeçare e tekstilit, është udhëheqëse e punëtorisë që i mëson migrantët se si t’i punojnë këto çanta nga materiali i barkave. Këtë projekt ajo po e realizon bashkë me shoqen e saj, Didi Aaslund.
Dy vullnetare holandeze po i kthejnë gomonet në çanta të shpinës, për migrantët e izoluar në ishullin grek Lesbos.
Floor i udhëzon migrantët se si t’i punojnë këto çanta.

8/15 Floor i udhëzon migrantët se si t’i punojnë këto çanta.

Dy vullnetare holandeze po i kthejnë gomonet në çanta të shpinës, për migrantët e izoluar në ishullin grek Lesbos.
Floor i udhëzon migrantët se si t’i punojnë këto çanta.

9/15 Floor i udhëzon migrantët se si t’i punojnë këto çanta.

Dy vullnetare holandeze po i kthejnë gomonet në çanta të shpinës, për migrantët e izoluar në ishullin grek Lesbos.
Vënia e rripave nuk është aq e lehtë.

10/15 Vënia e rripave nuk është aq e lehtë.

Dy vullnetare holandeze po i kthejnë gomonet në çanta të shpinës, për migrantët e izoluar në ishullin grek Lesbos.
Didi Aaslund, një vullnetare holandeze, ka ndihmuar me dizajnin e çantave. Bashkë me Floor, ajo e udhëheqë këtë projekt, si dhe trajnimet. Ajo po i tregon rripat e krijuar nga materiali i huazuar i gomoneve dhe jelekëve të shpëtimit.
11/15 Didi Aaslund, një vullnetare holandeze, ka ndihmuar me dizajnin e çantave. Bashkë me Floor, ajo e udhëheqë këtë projekt, si dhe trajnimet. Ajo po i tregon rripat e krijuar nga materiali i huazuar i gomoneve dhe jelekëve të shpëtimit.
Dy vullnetare holandeze po i kthejnë gomonet në çanta të shpinës, për migrantët e izoluar në ishullin grek Lesbos.
Këto klasë trajnimi kanë tërhequr vëmendjen e disa njerëzve në kampin e refugjatëve në Moria.
12/15 Këto klasë trajnimi kanë tërhequr vëmendjen e disa njerëzve në kampin e refugjatëve në Moria.
Dy vullnetare holandeze po i kthejnë gomonet në çanta të shpinës, për migrantët e izoluar në ishullin grek Lesbos.
Posa të rregullohen rripat, krejt çka mbetet është mbyllja e kopsave.
13/15 Posa të rregullohen rripat, krejt çka mbetet është mbyllja e kopsave.
Dy vullnetare holandeze po i kthejnë gomonet në çanta të shpinës, për migrantët e izoluar në ishullin grek Lesbos.
Dhe provojeni!
14/15 Dhe provojeni!
Dy vullnetare holandeze po i kthejnë gomonet në çanta të shpinës, për migrantët e izoluar në ishullin grek Lesbos.
Raida, 13 vjeçare, tani është e pajisur për rrugëtimin e saj të mëtutjeshëm, me një çantë të saj. Nagler thotë se “fëmijët janë shumë të lumtur kur krijojnë diçka vetë, ata ndihen të fuqishëm…”.

15/15 Raida, 13 vjeçare, tani është e pajisur për rrugëtimin e saj të mëtutjeshëm, me një çantë të saj. Nagler thotë se “fëmijët janë shumë të lumtur kur krijojnë diçka vetë, ata ndihen të fuqishëm…”.

Dy vullnetare holandeze po i kthejnë gomonet në çanta të shpinës, për migrantët e izoluar në ishullin grek Lesbos.
Previous slide
Next slide

Ndërmjet tendave dhe telit të rrobave të varur në drunjtë e ullinjëve, Floor Nagler mban një pjesë materiali ngjyrë hiri, nga një gomone e shkatërruar e gomës. Rreth dhjetë pakistanezë dhe irakianë po e vëzhgojnë çdo lëvizje të saj.

“Sigurohuni që është e paluar në mënyrë simetrike dhe gjejeni vendin se ku duhet të vendosen vrimat”, u tregon Nagler atyre.

Banorja e Amsterdamit, Nagler, 24 vjeçare, thotë se ajo e kishte vërejtur nevojën për çanta shpine, derisa po ndihmonte migrantët të zbarkonin nga gomonet, në janar të këtij viti në Lesbos, Greqi.

Ata shumicën e rasteve i kishin humbur çantat e tyre gjatë rrugës dhe gjithmonë i lenin xhaketat e shpëtimit, si dhe gomonet, nëpër plazha. Ajo thotë se kishte marrë rreth 20 kilogramë material të anijeve të gomës për në Amsterdam, vendin ku ajo po studion për Tekstil. Ajo i kishte kërkuar artistes tjetër holandeze, Didi Aaslund, 27 vjeçare, që ta gjenin së bashku një zgjidhje.

“E thirra Didin dhe i thashë, ‘Eja të bëjmë çanta sepse ka shumë material”, tregon Nagler.

Rreth 600 mijë njerëz kanë ikur nga luftërat në Lindjen e Mesme, për të gjetur një jetë më të mirë. Shumë prej tyre kanë zbarkuar në ishullin grek Lesbos, që nga fillimi i krizës me refugjatë. Kjo është ndalesa e tyre e parë në Evropë, në udhëtimin e tyre të gjatë, që synon Evropën Perëndimore.

Çantat që bën Nagler janë të krijuara nga materiali i gomoneve, i paluar në një pjesë që mbahet nga thumbat, që lidhen me kopsat e jelekut të shpëtimit. Ajo thotë se krijimi i një çante të tillë kushton 3 dollarë dhe se për këtë gjë nuk nevojitet rryma.

Në fund të shkurtit, vajzat holandeze filluan një klasë mësimi për migrantët. Ato po i mësojnë migrantët, në një tendë të imporvizuar, në afërsi të kryeqytetit Myitilini. Numri i migrantëve po rritet çdo ditë; më 2 mars, rreth 200 pakistanezë mbetën të izoluar, pasi Greqia i klasifikoi si migrantë ekonomik, të cilët nuk kanë të drejtë t’i nënshtrohen procesit të azilit.

Nagler dhe Aaslund thonë se idea e tyre funksionon dhe se ajo reflekton një qasje pragmatike në krijimin e çantave nga dhe për migrantët. Projekti është pjesë e Oddyseas, një organizatë e re greke që ka për qëllim krijimin e çantave dhe kuletave nga materialet e gomoneve të shkatërruara, që në fund nga këto produkte të përfitojnë migrantët.

Raida Matar, një refugjate 13 vjeçare nga Iraku, nuk i kupton udhëzimet në anglisht, por mëson thjeshtë duke e parë procesin e krijimit të çantës. Në fund, ajo vetë i vendosë rripat e zinjë dhe e vë çantën në shpinë.

“Ne e kemi krijuar vetë çantën”, thotë ajo. Familja e saj është nisur për në Gjermani, shton ajo, dhe tregon se deri këtu kanë ardhur me gomone të tilla.

Transformimi i anijeve dhe jelekëve të shpëtimit në çanta është vetëm një nga zgjidhjet e pazakonta që i shtohen sfidave të ushqimit, veshmbathjes dhe strehimit të migrantëve.

Marios Antriotis, një zyrtar nga Lesbosi, vlerëson se ishulli deri më tani ka rreth 30 mijë metra kub materiale të plastikës, nga gomonet dhe jelekët e shkatërruar. Ai thotë se është entuziazmuar kur ka dëgjuar për projektin e holandezeve, ndërsa shton se komuna ka në plan që t’i ruajë disa prej këtyre materialeve në muze, si shenjë kujtimi për përkushtimin që ishulli Lesbos pati në pritjen e migrantëve në Evropë.

Siriania Amani, 19 vjeçe, arriti në Lesbos më 28 shkurt, pas një udhëtimi të tmerrshëm dy orësh nga Turqia, në një gomone të mbushur me mbi dhjetë migrantë, përfshirë edhe fëmijë. Ajo shpreson të studiojë gazetarinë në Gjermani.

“Është ide e mirë të krijohen çantat nga gomonet”, thotë Amani, e cila kërkon që të mos i përmendet mbiemri, për shkak të familjes së saj që ndodhet ende në Damask. “Do ta vrasësh anijen që u mundua të të vrasë ty”, thotë ajo.

Nga ana tjetër, Nagler shpreson se punëtoria do t’u ndihmojë banorëve të izoluar që ta kalojnë kohën dhe të ndihmojë komunikimin ndërmjet refugjatëve dhe vullnetarëve, të cilët nuk e flasin gjuhën e njejtë.

Vajzat holandeze synojnë t’i lënë mbrapa materialet e tyre kur të ikin javën e ardhshme, në mënyrë që vullnetarët dhe migrantët e tjerë ta vazhdojnë projektin.

“Shpresoj që këta njerëz të gjejnë një vend në Evropë, kudo që duan të shkojnë”, ka thënë Nagler për migrantët. “Shpresoj t’i përdorin këto çanta për të udhëtuar."

Përgatiti: Valjeta Kosumi

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG