Ndërlidhjet

Të rinjtë kërkojnë punë


Të rinjtë kërkojnë punë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:41 0:00

Në Kosovë është hapur Panairi i Punës, ku po marrin pjesë 40 kompani nga Gjermania, të cilat po i prezantojnë mbi 900 vende të reja të punës. Në mesin e tyre ka kompani gjermane, që udhëhiqen nga shtetasit gjermanë, kompani nga Gjermania që udhëhiqen nga shqiptarët, si dhe do të ketë kompani edhe nga Kosova. Këto kompani kryesisht kërkojnë punëtorë të profilit të ndërtimtarisë, infermierisë, tekstilit, si dhe përpunimit të ushqimit. Nga punëtorët kërkohet, në shumicën e rasteve, ta dine gjuhën gjermane. Disa kompani ofrojnë edhe trajnime për personat që do të punësohen. Panairi i Punës është organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, e mbështetur nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Qendra Informative Gjermane për Migracion, Arsim dhe Karrierë (DIMAK), dhe në bashkëpunim me institucionet e Kosovës. Shifrat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se shkalla e papunësisë në Kosovë ka arritur në 32.9%. Ky panair synon që sado pak ta zbutë këtë shifër të lartë të të papunëve në vend.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG