Blakaj: Punimet do të vazhdojnë deri në përmbylljen e plotë të rastit
Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, tha të mërkurën se punimet në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, për hetimin e një varreze të mundshme, “po zhvillohen me urdhëresë të Prokurorisë Speciale”. Blakaj tha se punimet do të vazhdojnë deri në përmbylljen e plotë të rastit, duke mos saktësuar afatin kohor të tyre. “Dyshohet për disa koordinata”, tha Blakaj për punimet në disa pjesë të kampusit të Universitetit të Prishtinës, njëra nga të cilat në afërsi të Kishës brenda Kampusit.
Përmbajtja
-
19 qershor 2026Kosova gati për më pak ushtarë të huaj
-
18 qershor 2026Dronët ukrainas godasin rafinerinë kryesore të naftës në Moskë
-
18 qershor 2026Dy dekada, tenderë milionësh dhe një pishinë e papërfunduar